Vitaminat B-kompleks: përfitimet që ju sjellin në shëndet dhe efektet anësore të tyre

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al : D.Bardhi

Vitaminat B-kompleks janë shumë të domosdoshme për shëndetin e përgjithshëm. Shumë njerëz kanë mungesë të kësaj vitamine prandaj marrin edhe shtesë të tyre, sigurisht që me rekomandimin e mjekut. Ka 8 lloje të vitaminave B – B1, B2, B3, B5, B6, B7, B9 dhe B12.

Ja përfitimet që ju japin vitaminat B kompleks në shëndet:

vitamina BReduktojnë rrezikun për t’u prekur nga goditjet në tru:  studimet kanë treguar se acidi folik, një formë e vitaminës B9, mund të zvogëlojë rrezikun e goditjeve në tru deri në 7%. Sipas studimeve thuhet se acidi folik i gjendur në vitaminat B kompleks ul presionin e lartë të gjakut gjithashtu.

Rrit energjinë: vegjetarianët, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe pacientët që janë të prekur nga kushte të caktuara shëndetësore e kanë të domosdoshme të marrin shtojca të vitaminave B për të qënë më energjik dhe për të rritur imunitetin.

Ndërtojnë eshtra më të forta: përvec kalciumit edhe vitaminat B janë shumë të domosdoshme për të pasur eshtra të forta. Mungesa e vitaminës B lidhet me frakturë dhe dëmtime të kockave.

Përmirëson shikimin: vitaminat B janë të domosdoshme për shëndetin e syve.

Rrisin sistemin imunitar: personat që kanë mungesë të vitaminave B priren të jenë të të këputur, të lodhur dhe pa energj. Thuajse të gjitha sëmundjet që lidhen me sistemin imunitar lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me mungesën e vitaminave B në trup.

Ashtu si çdo suplement tjetër edhe vitaminat B kompleks kërkojnë rekomandimin e mjekut për t’u konsumuar. Mbidozat e vitaminave B3, B6 dhe B12 mund të çojnë në të vjella.

Burimi: Simply Organic Life

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal