Si të zbuloni se fëmija ka probleme me shikimin?

Cilat janë defektet më të zakonshme që kapen në fëmijëri?
Shumë fëmijë shfaqin defektet vizuale që mund të zvogëlojë aftësinë vizuale të një ose të dy syve. femije syteDefektet më të zakonshme janë:
– Strabismus (syri i “shtrembër”)
– Amblyopia  ( syri “dembel”)
– Defektet e thyerjes (vizioni jo i mprehtë) që mund të jetë miopi, hyperopia ose astigmatizëm.
Kur duhet t’i kontrolloni fëmijët tuaj për sytë
Për të parë në mënyrë të qartë shëndetin e syve të fëmijëve, duhet kryer vizita okulistike. Një gjë e tillë realizohet kur vihet re ndonjë anomali, si dhe para se fëmijët të fillojnë shkollën.

Syri i fëmijës është shumë i ndjeshëm deri në moshën 7 vjeç. Kjo do të thotë se, nëse ka një problem, mund të bëhet një ndërhyrje në kohë për ta zgjidhur atë. Pas kësaj moshe, defekti është më i vështirë për t’u trajtuar  dhe mund të bëhet i pakthyeshëm.
Vizitat të cilat duhen bërë janë disa:

E para është planifikuar në lindje nga praktika e sallës së lindjes, dy të tjerët (rreth vitit të parë dhe para se të hyjnë në shkollën fillore).
Në mënyrë tipike, ti i kupton në shkollë problemet me shikimin. Por, nëse ju jeni të kujdesshëm, mund t’i zbuloni ato më parë: për shembull, fëmija juaj ka dhimbje koke kur është duke luajtur me tablet. Ose është duke parë një libër dhe nuk arrin të dallojë qartë numrat rendorë apo shkronjat. Një tjetër provë e lehtë është kinemaja 3D: në qoftë se ka vështirësi për të parë atë, mund të ketë një defekt.

Kontaktoni një okulist që merret me fëmijët ose shkoni  në një qendër të specializuar:  mjekët e dinë se si ta identifikojnë problemin e fëmijës.
Duhet ta përgatisë fëmijën për faktin se mjekët do të përdorin një “pikë magjike” për syrin dhe se për disa orë, ata do ta shohin botën në mënyrë të çuditshme, si një peshk në akuarium.

Ju lutemi, vini re se përdorimi i këtij ilaçi, që përdoret për të parë syrin deri në “brendësi”, mund të çojë në reagime të lëkurës në fytyrë: ato janë normale dhe të përkohshme.
Një gabim i zakonshëm në rastin e inflamacionit të tilla si konjuktivi, është fakti që shumë prindër shkojnë në farmaci.

Kujdes! Duhet t’i tregohet pediatrit ose okulistit mjekimin që keni përdorur më parë. Mjekimi i dhënë duhet të përdoret vetëm për kohën e caktuar. Kohëzgjatja e përdorimit të medikamentit të marrë nga vetë prindërit në farmaci apo përdorimi i këtij mjekimi pas disa kohësh, mund të shkaktojë dëme të mëdha dhe serioze tek fëmijët.

OPTIKA ROMA

  • Adresa 1: Kristal Center (Përballë Conad) te Komuna e Parisit, Tiranë
  • Adresa 2: Rruga Hoxha Tahsim 103, Tiranë
  • Tel: 0662042659/ 042241907
  • E-mail: optika.roma@yahoo.com/ Facebook: Optika Roma Tiranë

De Facebook

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!
A kanë fëmijët dhimbje koke nga migrena? Çfarë duhet të dinë prindërit
Terapia e Aerosolit, mund të shkaktojë takikardi tek bebet
4-vjeçarja humb ndjenjat, ekspertët ngrejnë alarmin për rreziqet që sjellin pijet "slushy"