Realitet shokues/ Ja çfarë i shkakton Pepsi dhe Coca-Cola organit gjenital

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një studim shokues ka treguar se meshkujt që konsumojnë shumë coca-cola dhe pije të tjera të gazuara po dëmtojnë organin e tyre gjenital. Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i një litre me pije të gazuara në ditë ul sasinë e spermatozoidëve me 30% dhe çon në çrregullime me ereksionin. Studimi i ndërmarrë nga Spitali Universitar i Kopenhagenit mori nën vëzhgim mbi 2500 meshkuj dhe zbuloi se, meshkujt që ishin të varur pas pijeve të gazuara kishin 35 milionë spermatozoidë për mililitër, ndërsa ata që nuk pinin shumë kishin 56 milionë për mililitër. Ky fakt i vendos ata në një rrezik të madh për t’u bërë jopjellor.cift

Studimi zbuloi se nuk ka lidhje mes niveleve të kafeinës tek cola dhe pijeve të tjera, por, sasia e spermës ulet për shkak të një ingredienti tjetër.

Konsumimi i tepërt i coca-cola dhe pijeve të tjera të gazuara shkakton gjithashtu probleme me ereksionin tek meshkujt. Ky fakt është zbuluar nga shkencëtarët e “Universitetit Nikola Kopernikut” dhe profesorit Franciszek Lukaszczyk nga Spitali Memorial në Bydgoszcz, në Poloni.

Shkencëtarët theksojnë se, edhe pse ereksioni varet nga disa faktorë, si fizik ashtu edhe psikologjik, ingredientë të caktuar tek pijet e gazuara ndikojnë gjithashtu tek problemet e të “ngriturit”.

Ata pretendojnë se një ëmbëltues i gjendur tek këto pije mund të dëmtojë arteriet tek penisi, duke penguar qarkullimin e lirshëm të gjakut nëpër muskuj.

Shkencëtarët dolën në përfundimin se konsumimi i një kanaçe coca-cola ose pije tjetër të gazuar nuk ka ndonjë efekt anësor kaq alarmues tek meshkujt, megjithatë, ata që i konsumojnë këto produkte duhet të limitojnë sasinë e sheqerit në përgjithësi.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse