Faktorët më të shpeshtë që çojnë në depresion!

Stili apo mënyra e jetesës, një gjumë jo i rregullt, dieta e varfër ushqimore (mungesa e shumëllojshmërisë së ushqyerjes), si edhe mungesa e aktiviteteve fizike cilësohen si shkaqet kryesore për depresionin.

stres-mashkullDepresioni mund të jetë një faktor risku për obezitetin, ashtu sikurse njerëzit obezë janë më të riskuar për depresion.

Ai është gjithashtu i lidhur edhe me statusin social-ekonomik. Më të prekur janë personat me nivel ekonomik mbi mesataren dhe që përpiqen vazhdimisht për të arritur nivele më të larta, ndërsa popullsia fshatare që merret më shumë me aktivitet fizik është më pak e rrezikuar.

Në depresion ndikojnë shumë edhe ngjarjet si shtatzënia, lindja, menopauza, vështirësitë financiare, humbja e një personi të dashur, katastrofa natyrore, izolimi social, problemet në marrëdhëniet familjare, divorcet, vrasjet, fëmijëria e vështirë (për shembull, humbja e një prindi si rezultat i vdekjes apo divorcit), mungesa e kujdesit prindëror gjatë fëmijërisë.

Femrat janë më shpesh të prekura në këto raste sesa meshkujt.

Disa trajtime mjekësore mund të çojnë në çrregullime të humorit për një numër të konsiderueshëm të pacientëve, si për shembull terapitë antidrogë, ato për trajtimin e hepatitit C, disa medikamente që përdoren për trajtimin e presionit të lartë të gjakut, etj.

Çrregullime mund të kemi edhe gjatë disa sëmundjeve  infektive, hypotireozës (aktiviteti i ulur i gjendrës tiroide), alcajmeri, sëmundjet kardiovaskulare, osteoporoza, SIDA, hepatitis C, etj.

Depresioni varet edhe nga prirja familjare.

Postime të ngjashme

Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras
Ndikimi i dezinformimit në vaksinimin e fëmijëve
Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese