Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta
Të gjithë ata që dëshirojnë linja perfekte, mund të humbasin pa frikë dy kilogramë falë xhenxhefilit, shafranit dhe piperit të kuq…Nuk ju besohet? Ja e vërteta!
Tashmë e dimë të gjithë se që të dobësohesh nuk është vetëm çështje kalorish. Yndyrat nuk janë i vetmi armik për t‘u luftuar, kur objektivi i vetëm është forma trupore perfekte për verën e nxehtë. Për t‘i humbur centimetrat atje ku duhet, duhen bërë mirë llogaritë me lëngjet që ndalojnë në zonat e “penalizuara” nga një qarkullim i keq; me probleme tretëse që provokojnë fryrjen e barkut dhe metabolizmin që shpesh nuk na lejon për ta shndërruar ushqimin në energji.
Një regjim ushqimor vërtet efikas duhet të llogarisë të gjitha këto variabla dhe erëzat janë një pasaportë e vërtetë për ta çuar organizmin në ekuilibrin optimal.
Arsyeja është e thjeshtë: para së gjithash, falë shijes së tyre, erëzat mendohet se ndikojnë në reduktimin drastik të kripërave dhe përbërësve të tyre. Na duhet të shtojmë këtu edhe efektin pastrues që kanë aroma të tilla si ajo e koprës dhe piperit, të cilët luajnë në organizëm një veprim diuretik dhe dezintoksikues, duke përmirësuar njëkohësisht edhe funksionet tretëse dhe proceset metabolike që zhvillohen në organizëm nga përdorimi i xhenxhefilit, shafranit dhe piperit të kuq. Këto erëza, përveç të tjerave, e furnizojnë organizmin edhe me mikro-ushqyes dhe antioksidues të çmuar. Një dietë javore ku përfshihen sa më shumë ushqime me erëza, me 1200-1300 kalori në ditë, korrespondon me humbjen e 2 kilogramëve në dhjetë ditë.
Burimi: healthyfood / shëndeti.com.al


