Ja si të ngrini nivelin e testosteronit në mënyra natyrale

Përshtati në shqip për www.shendeti.com.al: D.Bardhi

Testosteroni është një hormon i rëndësishëm për të dyja gjinitë dhe prodhohet nga trupi në mënyrë të natyrshme. Mungesa e testosteronit dhe nivelet e ulëta të tij janë shqetësuese për meshkujt sepse është një hormon shumë i rëndësishëm që lidhet me epshin, nivelet e energjisë, masën muskulare etj. Nëse niveli i testosteronit ulet, meshkujt do të kenë probleme në ato aspekte.

Përveç mungesës së epshit, uljes së nivelit të energjisë, uljes së masës muskulare, niveli i ulët i testosteronit mund të shkaktojë edhe probleme shëndetësore si nervozizëm, depresion, probleme me gjumin etj.

Ja disa mënyra natyrale për të ngritur nivelin e testosteronit:

testosteroniFlini mirë: sipas një studimi të Shoqatës Amerikane të Shëndetit u konstatua se mungesa e gjumit çon në uljen e nivelit të testosteronit me 10 – 15%. Që të keni një shëndet të mirë duhet të flini 7-8 orë në natë.

Mos konsumoni shumë sheqerna: konsumimi i tepërt i sheqernave rrit nivelin e sheqerit në gjak. Sipas hulumtimeve thuhet se nivelet e larta të sheqerit në gjak ulin nivelin e testosteronit deri në 25%.

Menaxhoni stresin: stresi është një nga arsyet që çon në uljen e nivelit të testosteronit. Ankthi, depresioni dhe luhatjet e tjera emocionale çojnë në ulje të nivelit të tij gjithashtu.

Rrisni masën muskulare: aktiviteti fizik, rritja e masës muskulare do të rregullojnë metabolizmin dhe do të rrisë nivelet e testosteronit.

Zgjidhni dietën ushqimore: ushqimi është një faktor i rëndësishëm që çon në rritjen e nivelit të testosteronit. Konsumoni ushqime të pasura me vitaminë D, proteina, zink, yndyrna të shëndetshme etj.

Disa nga ushqimet që rekomandohen janë: hirra, djathi, farat e lulediellit, kosi, farat e kungullit, avokado, arrat, vaji i ullirit, vezët, mishi i pulës etj.

Nëse niveli i testosteronit nuk rritet me anë të mënyrave natyrale ju duhet të konsultoheni me mjekun.

Burimi: Choose Healthy Life

Postime të ngjashme

Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Shkencëtarët zbulojnë se qelizat e spermës mbajnë gjurmë të stresit të fëmijërisë dekada më vonë
Rreziku i kancerit të prostatës dhe mjekimi me dutasteride
Burrat kanë rrezik më të lartë të Parkinsonit, dhe më në fund mund ta dimë pse
Jetëgjatësia për burrat nuk është në ADN, por në …
Mjekët zbulojnë shkaktarët shumë befasues, që mund të qëndrojnë pas kancerit të prostatës
“Makthi i burrave”, njihuni me problematikën që cenon edhe jetën seksuale
Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!