Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka
- 4 feta bukë gruri
- 4 lugë çaji vaj ulliri ekstra i virgjër
- 1 ¼ filxhanë me spec të kuq djegës të prera shumë hollë
- 1 ¼ filxhanë me qepë të kuqe të prera shumë hollë
- 3 thelpinj hudhre, të grira
- 1 lugë gjelle qumësht me 1% yndyrë
- ½ lugë çaji kripë
- ¼ piper të zi
- 7 vezë, të rrahura lehtë
- 1 copë djathë mozarela (mbushni ¼ e filxhanit me djathin e copëtuar)
- ¼ filxhan me gjethe të freskëta majdanozi
Përgatitja:
- Ngrohni thekësen e bukës paraprakisht dhe thekni bukën në të dyja anët
- Më pas vendosni në zjarr një tigan që nuk ngjit. Shtoni 2 lugë çaji vaj në tigan (përhapeni që të mbulojë të gjithë tiganin). Hidhni specat, qepën dhe i përzieni për tre minuta derisa të fillojnë të zbuten. Më pas e hiqni tiganin nga zjarri.
- Në një enë tjetër bashkoni qumështin, kripën, piperin, vezët dhe djathin dhe i përzieni me një rrahëse vezësh.
- Përzierjen e përgatitur e hidhni në tigan së bashku me dy lugë të tjera vaj ulliri.
- Lëreni të ziejë për dy minuta derisa të skuqen vezët.
- Në fund i vendosni të dyja recetat e përgatitura sipër fetave të bukës, dhe i spërkatni me pak majdanoz për t’iu dhënë një aromë të mirë.


