Virusi Zika vjen në Evropë, lind foshnja e parë e infektuar

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

virusi Zika

Shënohet rasti i parë i lindjes së një fëmije me virusin Zika në Evropë. Një grua nga Spanja e infektuar me virusin Zika ka lindur një foshnje me sëmundjen mikrocefali në tru. Që kur ishte shtatzënë mjekët i patën paralajmëruar prindërit që fetusi është i prekur nga virusi Zika, megjithatë ata vendosën që të mbajnë beben.

Foshnja është lindur me prerje cezariane pas 40 javësh shtatzëni. Mjekët konfirmojnë se koka e fëmijës është më e vogël se normalisht, shenjë kjo e virusit Zika. Ndërsa nga ana shëndetësore foshnja është mirë.

Ky rast mendohet të jetë i pari në Evropë. Një grua shtatzënë nga Sllovenia vendosi të abortojë foshnjën pasi zbuloi se ishte prekur nga virusi Zika.

Burimi: BBC / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, ISHP: Ulet vdekshmëria, ja qarqet me incidencën më të lartë
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi