4 ushqimet që ulin nivelin e kolesterolit në mënyrë natyrale

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Ushqime të caktuara ulin rrezikun për prekjen nga sëmundjet e zemrës, duke ulur nivelet e kolesterolit të keq, LDL. Ja cilat janë 4 ushqimet më të mira për luftimin e kolesterolit:kolesterol

Fasulet

Fasulet e kuqe, të bardha, thjerrëzat janë një burim i mirë i fibrave të tretshme.  Fibrat shërbejnë si sfungjer që mbledh kolesterolin nga gjaku dhe e nxjerr atë jashtë trupit. Vetëm ½ filxhan fasule mund të sigurojë 5-10 gramë fibra.

Tërshërë

Të gjitha llojet e tërshërës përmbajnë një lloj të veçantë të fibrës, të quajtur beta-glucan. Studime të ndryshme kanë treguar se konsumimi i kësaj lënde ushqyese mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit të keq, LDL.

Çaji jeshil

Të gjitha llojet e çajit mund të ndihmojnë në uljen e kolesterolit LDL, por çaji jeshil funksionon më mirë në këtë rast. Studime të ndryshme kanë treguar se konsumimi i një filxhani me çaj jeshil në ditë funksionon më mirë për uljen e kolesterolit se çdo lloj tjetër çaji.

Nëse e urreni shijen e çajit jeshil, përzieni atë me pak lëng limoni të freskët.

Fruta të thata

Ato janë të pasur me fibra, yndyra të shëndetshme, proteina dhe një shumëllojshmëri vitaminash dhe mineralesh. Të gjitha llojet e frutave të thata ndihmojnë në uljen e kolesterolit në gjak, por studimet e fundit kanë treguar se fistikët posedojnë një fuqi potente për uljen e kolesterolit në total.

Burimi: Men’s Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Ja pse rreziku i infeksioneve ushqimore tek fëmijët rritet në verë!
Ja si të mënjanojmë pickimin nga insektet në verë
Psikologu, ende jo miqësor për shqiptarët
Jeni me antibiotikë? Ja çfarë duhet të hani për të mos prishur ekuilibrin mikrobik të zorrëve
Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj!
Çfarë i bën dashuria trupit
“15 mijë operacione”,mjeku Petrela: Ka rrethana kur thua,çfarë dua me këtë zanat?
KUJDES NË PLAZH!!! Ja cilat orare duhet të shmangni dhe cilat duhet të qëndroni në plazh