Skandal në ambientet ku do të zhvillohen Lojërat Olimpike në Brazil

Fize Smailaj / Shendeti.com.al

Lojërat Olimpike  këtë herë do të zhvillohen në Rio de Janeiro,  Brazil, nga data  5 deri në 21 gusht.lojerat olimpike

“Përpjekjet e bëra për të  pastruar mbetjet nga plazhet e Rios kanë dështuar”. Kjo  deklaratë vjen  nga  zyrtarë të  lojërave olimpike, vetëm pak para mbajtjes së tyre në Brazil. Ekspertët e shëndetit kanë paralajmëruar sportistët  që do të konkurrojnë në kategoritë e notit, lundrimit dhe windsurfit, të kenë kujdes.

“Sportistët e huaj rrezikojnë të sëmuren mes gjithë atyre mikroorganizmave”, ka thënë dr. Daniel Becker, mjek pediatër i cili punon në lagjet e varfra të Brazilit.

Sipas prestigjiozes amerikane New York Times,  ambientalistët dhe shkencëtarët kanë deklaruar se pas shumë testeve të bëra kohët e fundit, ujërat e lumit Rio janë edhe më të ndotura  nga viruset dhe bakteret nga sa mendohej të ishin.

Pavarësisht deklaratës se Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, se zonat ku do të konkurrojnë sportistët  i përmbushin standardet e sigurisë  të vendosura  nga  Organizata Botërore të Shëndetësisë,sasia e mbetjeve që gjenden në lumin Rio është shqetësuese.

Postime të ngjashme

EUAR- veprim dhe reflektim për të njohur mjedisin
Ndryshimi i klimës mund të çojë në probleme të frymëmarrjes, rinitit alergjik dhe kollë kronike
Ndotja e ajrit po shkakton depresion, thotë një studim i ri
Koplik/ Mbetje të rrezikshme spitalore, mbuloheshin me dhe
Gati 50 milionë profesionistë shëndetësorë bëjnë thirrje për ajër të pastër për një shëndet më të mirë
Pesticidet po rrezikojnë bimët e kafshët
Mbetjet mjekësore: ana e errët e kujdesit shëndetësor
Për herë të parë në video bimët që “flasin” me njëra-tjetrën