Braktisin djalin 2-vjeçar dhe vihen në ndjekje të pokemonave

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Fize Smailaj 

Pokemon Go 1

Vijojnë çudirat nga POKEMON GO. Pavarësisht marketingut negativ që po i bëhet online, sensacioni më i fundit i të rinjve duket se s’ka të ndalur. Një rast ekstrem është shënuar së fundmi në Arizona, SHBA, ku një çift është akuzuar se për 90 minuta e kanë lënë të vetëm djalin e tyre 2 vjeçar dhe janë vënë në ndjekje të pokemonave.

Pokemon Go

Brent Daley, 27 vjeç dhe Brianna Daley, 25 vjeçe, u vunë nën arrest pasi një fqinj gjeti djalin e tyre këmbëzbathur dhe duke qarë jashtë shtëpisë së çiftit.

Në fillim të marrjes në pyetje çifti deklaroi se ata kishin shkuar të blinin gaz, por më vonë e pranuan se për 90 minuta ata kishin dalë të kërkonin krijesat virtuale të lojës. Çifti Daleys akuzohet për lënie pas dore dhe vënie në rrezik të jetës së fëmijës, dhe djali i tyre tashmë është marrë në mbrojtje nga institucionet shtetërore. Policia dhe institucione të tjera i bëjnë thirrje qytetarëve të kenë kujdes gjatë kohës që luajnë këtë lojë. / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
5 ushqime që mund të bëhen të rrezikshme nëse nuk gatuhen siç duhet
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Studimi i ri: Dieta me bazë bimore ul rrezikun e demencës