Kujdes nga qirinjtë aromatikë, ja pse janë të rrezikshëm

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj 

Qirinjtë aromatikë shkaktojnë sëmundje të rrezikshme si, dëmtim të rëndë të mushkërive dhe probleme gjatë lindjes. Ky është përfundimi i cili u arrit pas shumë studimeve.qirinj

Ato nuk janë të vetmet objekte të rrezikshme që mund t’i kemi në shtëpi, të tjerë janë :aromatizuesit në formë spraji, në formë xheli dhe që vihen në prizë. Këto objekte mund të shkaktojnë dëmtim të mushkërive, tumore, dëmtojnë hormonet dhe mund të shkaktojnë astmë.

Më e keqja është se qirinjtë janë të rrezikshëm edhe kur nuk janë të ndezur, sepse edhe tretja e ngadaltë dhe natyrale çliron ndotës në ajër. Objekte të tilla kanë në përbërjen e tyre elemente që  ne nuk ua dimë as emrat dhe që trupi ynë nuk i pranon, këto elemente mund të ndryshojnë edhe strukturën e ADN-së tonë.

Nënat shtatzëna duhet të jenë më të kujdesshme me qirinjtë që zgjedhin për të marrë në shtëpi. Disa studime tregojnë se substancat e rrezikshme mund të prekin hormonet, dhe si pasojë të shkaktojë probleme në zhvillimin hormonal të fëmijës. Shumë marka botërore po përballen me reagime të ashpra sepse në përbërje të produkteve të tyre janë gjetur substanca të dëmshme sintetike, shumë të rrezikshme për shëndetin. Prandaj bëni kujdes. / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj