Aspirinë, për një fytyrë pa akne dhe rrudha

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Edhe pse dalin në treg pafund maska dhe trajtime për lëkurën, asnjëra nuk është aq efektive sa maskat natyrale të përgatitura në kushte shtëpie. Nëse keni probleme me lëkurën, skuqje, akne etj, provoni maskën me aspirinë. Përbërësi kryesor tek aspirina është i ngjashëm kimikisht me acidin salicilik, që ndihmon për pastrimin e fytyrës.aspirine

Mjafton ta përzieni aspirinën me tre përbërës të tjerë (që gjenden në kuzhinat e të gjithëve) për të krijuar një trajtim për pastrimin, zbutjen dhe shkëlqimin e fytyrës.

Do t’ju duhen

  • 4-5 kokrra aspirina
  • 1-2 lugë gjelle ujë të vakët
  • Mjaltë ose kos (sipas dëshirës)

Përgatitja:

Përzieni aspirinën me ujin për të formuar pastën. Nëse doni një maskë më të trashë, shtoni mjaltë, nëse e doni më të lëngshme, shtoni kos. Aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni të thahet. Hiqeni atë me ujë të vakët.

Shënim: Disa njerëz janë alergjikë ndaj aspirinës, prandaj duhet ta provoni njëherë tek krahu para se ta shpërndani në të gjithë fytyrën.

Burimi: Popsugar / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Mjekja: Obeziteti te moshat pediatrike, kambanë alarmi
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal