Lani dhëmbët pasi hani. Nëse është e nevojshme mbani një furçë dhëmbësh edhe në punë. Përdorni pastë të pasur me flor.
Përdorni perin e dhëmbëve të paktën një herë në ditë.
Lani gjuhën. Nëse ju duket e çuditshme, kini parasysh se gjuha mbledh shumë baktere dhe larja e saj ul erën e keqe.
Nëse keni proteza, lajini rregullisht ose nëse nuk i hiqni dot shkoni te dentisti hera-herës.
Shmangni gojën e thotë. Për ta mbajtur gojën të lagësht shmangni duhanin dhe pini shumë ujë, jo kafe apo alkool, sepse ato çojnë në tharjen e gojës.
Kini kujdes me çfarë ushqeheni. Shmangni ushqimet ose pijet që japin erë të keqe të gojës.
Ndërrojeni furçën e dhëmbëve çdo 3-4 muaj.
Shkoni te dentisti rregullisht 1-2 herë në vit dhe kontrolloni e pastroni dhëmbët.


