Gruaja 58-vjeçare nga Peja ka lumturuar të gjithë familjen me lajmin e gëzueshëm që janë bërë me pasardhës. Zyrafete Zekaj nga fshati Carrabreg i Decanit, nëna e një vajze, ka arritur të sjellë në jetë pas nëntë vitesh një djalë të shëndetshëm.
Zekaj tregon se shtatzënia e saj ka shkuar shumë mirë, pa probleme dhe për këtë falënderon stafin mjekësor të spitalit.
Familja Zekaj e pagëzoi djalin me emrin Rilind, sipas zgjedhjes së vajzës së tyre Rinesës, e lumtur që më në fund u bë me vëlla. Zekaj thotë se për të kjo është dhurata më e mirë që ka marrë gjatë gjithë jetës dhe shton: “Lindja e një fëmije është përvojë që një grua nuk e harron asnjëherë”.
Lindja e nënave në moshë të vonë është një dukuri e rrallë, sepse fëmija mund lindë me anomali të ndryshme.
Mirëpo, falë përkushtimit të dr. Ibrahim Rexhës, gjinekologut që ka asistuar gjatë shtatzënisë dhe lindjes së fëmijës, çdo gjë ka shkuar mirë.
Burimi: Telegrafi.com / https://shendeti.com.al/


