Maskë pastruese për fytyrën, me vaj ulliri dhe mjaltë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Fize Smailaj

Kjo maskë shërben për të pastruar fytyrën nga papastërtitë dhe për të qetësuar dhe ushqyer lëkurën e saj.

Përbërësitmaska per fytyre

  • 1 lugë çaji sheqer ( këshillohet sheqer kaf)
  • 2 lugë çaji vaj ulliri
  • 2-3 pika lëng limoni
  • 1\2 lugë çaji mjaltë

Përgatitja:

I përziejmë të gjithë përbërësit bashkë derisa të gjithë elementët të bashkohen, por sheqeri nuk duhet të tretet plotësisht. Para se ta vendosim maskën në fytyrë, e lajmë fytyrën me ujë të ngrohtë në mënyrë që të hapen poret, e bëjmë këtë për 3-4 minuta.

Më pas vendosim maskën në fytyrë dhe me ndihmën e majave të gishtave masazhojmë pjesë të ndryshme të fytyrës. Këshillohet që të tregohet kujdes në zonat delikate të saj si pjesa poshtë syve, zona rreth hundës, zona rreth buzëve dhe mollëzat.

Pas masazhimit e lëmë fytyrën të qetësohet për rreth 10 minuta dhe më pas e shpëlajmë me ujë të vakët të bollshëm. Këtë maskë mund ta aplikoni 2 herë në javë. / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave