5 shenjat që tregojnë mungesë të kaliumit në trup

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Me siguri e dini që banania është e pasur me kalium, por nuk arrini të kuptoni rolin jetësor që ky mineral luan në trup. Kaliumi ndihmon në forcimin e muskujve, kontrollin e lëngjeve dhe balancimin e mineraleve. Për më tepër, kaliumi zvogëlon efektet negative të konsumimit të tepërt të kripës, një problem që e kanë shumë njerëz.kalium

Një i rritur konsumon mesatarisht 3,400 miligramë kripë në ditë, gati 50% më shumë të sasisë së rekomanduar. Një dietë e pasur me kalium ndihmon trupin të nxjerrë jashtë sodiumin. Kaliumi ndihmon gjithashtu për uljen e tensionit të gjakut. Duke rritur sasinë e konsumimit të kaliumit dhe ulur sasinë e sodiumit, mund të ulni rrezikun për të pësuar një goditje në tru me 21%, si dhe mund të ulni rrezikun për t’u prekur nga një sëmundje në zemër.

Ja cilat janë disa shenjat që shfaq organizmi kur keni mungesë të kaliumit:

Jeni gjithmonë i lodhur

Nëse nuk arrini të çlodheni dhe nivelet e energjisë janë shumë të ulëta, mund të keni mungesë të kaliumit. “Çdo qelizë në trup ka nevojë për sasinë e duhur të kaliumit që të funksionojë”, shpjegon Lauren Blake, eksperte e dietave tek Qendra Mjekësore Wexner e Universitetit Shtetëror të Ohajos.

“Nëse jeni shumë i lodhur dhe kjo nuk vjen si pasojë e  mungesës së gjumit, mungesa e kaliumit mund të jetë një ndër shkaktarët”, shton ajo.

Ndiheni të dobët fizikisht, ju dhëmbin muskujt

Kaliumi luan një rol kyç në forcimin e muskujve, si të zemrës ashtu edhe të gjithë trupit. Prandaj, kur nivelet e tij janë të ulëta, ju ndieni dhimbje gjatë ditës ose kur bëni stërvitje, thotë Blake.

Ndiheni të lodhur, keni marramendje dhe ju duket sikur po ju ther trupi

Ndjesia e therjes së krahëve apo këmbëve mund të jetë një tjetër shenjë që tregon se keni mungesë të kaliumit. Gjithashtu mungesa e këtij minerali shkakton probleme me kujtesën dhe përqendrimin.

Keni tension të lartë të gjakut ose dridhje

Mungesa e kaliumit mund të shkaktojë ngushtim të mureve të brendshme të enëve të gjakut, duke puar kështu në hipertension. Ju mund të keni gjithashtu probleme me rrahjet e zemrës, duke qenë se muskujt e zemrës e kanë më të vështirë të pompojnë gjak kur balanca mes sodiumit dhe kaliumit është jashtë kontrollit.

Ndiheni të fryrë gjatë gjithë kohës

Kur keni mungesë të kaliumit, trupi e ka të vështirë të rregullojë nivelet e sodiumit dhe mund të shkaktojë fryrje barku si pasojë e kripës.

Keni probleme me rrahjet e zemrës

Kur nivelet e kaliumit janë shumë të ulëta, mund të sjellin pasoja shumë të rënda në shëndet. Nëse keni rrahje të shpeshta zemre apo ju duket sikur po del nga gjoksi, mund të keni rrahje zemra të çregullta. Prandaj duhet të kontrolloheni menjëherë tek një mjek.

Ja cilat janë disa nga ushqimet më të pasura me kalium:

Ushqimet e pasura me kalium

Burimi: Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Kolesteroli i lartë në gjak, rrezik për shëndetin! Ja 6 faktorët që ndikojnë në rritjen e tij të menjëhershme
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Gabimet më të zakonshme që mund të ndikojnë në kolesterolin tuaj
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Ky arror ul kolesterolin dhe përmirëson shëndetin e zemrës, sipas një studimi