Çfarë të hani dhe të mos hani për të pasur bark të sheshtë!

Përgatiti për “ www.shendeti.com.al”: Elena Beta

bark 0Nëse përballeni me fryrje të barkut papritur, jo domosdoshmërisht diçka po shkon keq në organizmin tuaj, por nëse barku ju del mbi xhinse, atëherë është koha të hidhni vështrimin në  dietën tuaj dhe të bëni dicka për ta ndryshuar atë. Disa nga ushqimet që duhet ët evitoni me patjetër përfshijnë:

Produktet e qumështit: Enzimat që bëjnë të mundur shpërbërjen e laktozës ndikojnë më shumë nga sa mund ta imagjinoni në fryrjen e barkut.

Mollët: Mollët janë të pasura me fibra dhe gjithashtu përmbajnë fruktozë dhe sorbitol, të cilat shumë njerëz nuk i tolerojnë. Rezultati? Ndjesi fryrjeje.

Ushqimet me kripë: Ushqimet me përmbajtje të lartë kripe shkaktojnë mbajtjen e ujit në organizëm (për shkak të etjes), çka shkakton fryrje të barkut.

Bëni mirë të konsumoni fruta dhe perime të tilla si:

Kastravecat: Ashtu siç i përdorim për të reduktuar fryrjen poshtë syve, mund t’i përdorim e dhe për fryrjen e barkut.

Bananet: Ushqimet e pasura me potasium si bananet, avokadot, kivit, portokallet parandalojnë mbajtjen e ujit dhe rregullojnë nivelet e sodiumit.

Xhenxhefili: Është një medikament natyror për të luftuar ftohjen, dhimbjet muskulore, dhimbjet e barkut dhe sëmundjet e shkaktuara nga plazhi. Është një anti-inflamator i natyrshëm dhe ndihmon tretjen. Qetëson sistemin e tretjes dhe relakson muskujt e traktit të tretjes. Dietologët e rekomandojnë si një nga mënyrat më të mira të rregullimit të metabolizmit.

Burimi: healthyandnaturalëorld / shendeti.com.al

 

 

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe