A është fëmija juaj shumë qaraman? Rrezikon të bëhet obezë kur të rritet

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Blertina Koka

Fëmijët që mërziten dhe fillojnë të qajnë menjëherë, janë më të rrezikuar që të bëhen obezë kur të rriten, sugjeron një studim i ri. Këta fëmijë që kërkojnë shumë kohë për t’u qetësuar, duan që t’i ushqejmë me gjëra të mira në mënyrë që të pushojnë së qari.foshnje_qaraman

Ndërsa fëmijët e tjerë që nuk janë shumë qaramanë, zakonisht janë më aktivë, luajnë lojëra me bashkëmoshatarët e tyre dhe nuk e kanë mendjen vetëm tek ushqimi.  Një gjë e tillë ndihmon që ata të mos bëhen obezë kur të rriten.

Autorja kryesore e studimit, Kai Ling Kong, nga Universiteti Buffalo, në Nju Jork, thotë: “Ky studim na tregon se diferencat në sjellje nisin që në foshnjëri dhe këto diferenca mund të influencojnë sjelljet që ndikojnë tek rreziqet shëndetësore në të ardhmen”.

Sipas saj, kur janë të mërzitur, fëmijët nuk duhet t’u japim për të ngrënë, por duhet të fillojmë të luajmë me to ose të lëvizim, në mënyrë që të mos gjejnë kënaqësi vetëm tek ushqimi.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”
Studimi: Kujdes me antibiotikët te fëmijët e vegjël, shkaktojnë edhe obezitet!