Ju ngjiten ushqimet në tigan? Ja si ta zgjidhni këtë problem

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Një nga sfidat më të mëdha të amvisave në kuzhinë është larja e tiganave apo tenxhereve ku është ngjitur ushqimi. Pastrimi i këtyre enëve të kuzhinës është shumë i mundimshëm dhe stresues.

Ja disa këshilla praktike për të menjanuar këtë problem:

tigan i ngjiturPërdorni vaj ulliri: vaji i ullirit është një nga vajrat më të mirë që nuk lejon ngjitjen e ushqimit. Përpara se të vendosni ushqimin në tigan, lëreni të ngrohet, më pas hidhini vaj ulliri dhe më pas vendoseni ushqimin.

Shtoni pak kripë: para se të gatuani shtoni pak kripë në tigan, kjo metodë është efektive për mosngjitjen e ushqimit.

Përdorni uthull molle: një tjetër alternativë, për tiganët me material jo të mirë është që të ngrohni tiganin, të hidhni pak vaj ulliri dhe më pas ta spërkasni tiganin me pak uthull molle. Sigurohuni që këtë proçedurë ta bëni në zjarr të ulët.

Përdorni gjalp: në varësi të përbërjes dhe cilësisë gjalpi është burim i acideve esenciale yndyrore, vitaminave, mineraleve dhe antioksiavtëve. Nëse doni të skuqni vezë, suxhuk apo ushqime të tjera të ngjashme, hidhni një lugë gjelle gjalp organik dhe pa u tretur mirë gjalpi vendosni ushqimet në tigan.

Mos përdorni enë metalike: mos përdorni lugë metali apo produkte të tjera metalike për përzierjen e ushqimit sepse gërvishtin tiganin dhe ngjisni ushqimin. Përdorni lugë druri për të përzier ushqimin.

Mos përdorni tela për pastrimin e tiganeve: ato do ta gërvishtin tiganin dhe ushqimi do të ngjitet më shumë. Përdorni sfungjer të butë për larjen e tyre.

Burimi: Choose Healthy Life

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi