Njolla vaji në rroba? Ja si t’i hiqni me lehtësi pa nevojën e pastrimit kimik

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Fize Smailaj

Të gjithëve na ka ndodhur të paktën një herë që, gjatë një darke me familjen ose me shoqërinë, të kemi bërë pis veshjen tonë të preferuar, ndoshta edhe më të shtrenjtën. njolla vaji

Përgjithësisht njollat e bëra nga ushqimi hiqen me lehtësi, por kjo nuk vlen kur bëhet fjalë për vajin apo për njollat e yndyrave në përgjithësi, ato janë më të vështirat për t’u hequr. Por, gjithçka e ka një rrugëzgjidhje, edhe njolla e vajit. Një ndër mënyrat më të fundit që përdoret për të pastruar njollat e vajit nga rrobat është ajo me pudrën e bebeve. Ja si mund ta përdorim atë:

Hapat:

  • Fillimisht e pastrojmë vajin me një pecetë
  • Më pas në vendin ku është derdhur vaji ose yndyra vendosim pudër bebeje, në mungesë të saj mund të vendosim niseshte ose kripë.
  • Pas disa minutash e heqim me kujdes pudrën ose lëndën që kemi vendosur, në mënyrë që ajo të mos përhapet në pjesën tjetër.
  • Më pas vendosim sapun të lëngshëm tek zona ku është derdhur vaji dhe në momentin që fillon të bëhet shkumë, e fërkojmë me një furçë të vjetër dhëmbësh, ose furçë çfarëdo (sigurohuni që materialin ta fërkoni me furçë si nga brenda ashtu edhe nga jashtë)
  • Më pas lajeni rrobën si zakonisht, me detergjentin e zakonshëm, por bëni kujdes që të mos thahet në temperaturë shumë të lartë, pasi kjo mund ta dëmtojë atë në zonën ku ishte vaji ose yndyra, lëreni të thahet në temperaturë ambienti.

Rezultati do të jetë padyshim ai që prisni.

 

 

 

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi