Si të hiqni njollat e vajit nga dyshemeja

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Fize Smailaj

Njollat e vajit janë ndër më të vështirat për t’u pastruar, pavarësisht faktit nëse janë në rroba osr në dysheme.njolla vaji

Mënyra më e përhapur që ndiqet për pastrimin e tyre është përdorimi i pastruesve kimik, por ato jo gjithmonë janë efikase dhe në të shumtën e rasteve duhet të kalojnë disa ditë në mënyrë që njolla të zhduket plotësisht. Por është edhe një mënyrë tjetër që përdoret për t’i larguar njolla të tilla, mënyra me sodë.

Ja si ta pastrojmë:

  • Fillimisht e lagni me ujë zonën ku është derdhur vaji, kjo do të bëjë që vaji të ngrihet sipër.
  • Mbulojeni të gjithë zonën e njollosur me sodë, mbulojeni derisa njolla e vajit të mos duket.
  • Vendosni pak ujë për të valuar, ndërkohë edhe soda do të kryejë punën e saj mbi njollën e vajit.
  • Pasi uji ka vluar, hidhni pak mbi sodë, mjaftueshëm sa për të bërë një formë paste, pjesën tjetër të ujit të nxehtë ruajeni për ta shpëlarë vendin.
  • Pasi keni hedhur ujin e nxehtë mbi njollë, fërkojeni vendin me një furçë plastike por të fortë. Kujdes mos përdorni furça metalike pasi ato dëmtojnë shumë dyshemetë.
  • Nëse njolla nuk është hequr komplet, hidhni mbi të detergjent enësh dhe fërkojeni me furçë.
  • Pjesën e mbetur të ujit të nxehtë përdoreni për të shpëlarë vendin ku ishte njolla.

 

Postime të ngjashme

Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Studimi: Si po përhapen në TikTok informacione të rreme rreth kremrave të diellit
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Mes protestave: Akila, gazetarja me inteligjencë artificiale, do të flasë me një milion shqiptarë