Ju zë shpesh gjumi para televizorit? Mund të jetë shenjë e tensionit të lartë në gjak

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Marsela Aliaj 

Meshkujt që janë të lodhur në mbrëmje dhe duan të flenë sa më herët, janë më të rrezikuar të të preken nga sëmundjet e zemrës. Studimet sugjerojnë se nëse personi e ka të vështirë të mbajë sytë hapur në mbrëmje dhe përgjumet shpesh përpara televizorit, mund të jetë një shenjë se vuan nga tensioni i lartë i gjakut.burre

Edhe pasi të shtrihet për gjumë, ka shumë mundësi të mos bëjë një gjumë të qetë dhe  të zgjohet shumë herë gjatë natës.

Një studim japonez i bërë tek më shumë se 2400 persona të rritur tregoi se, midis meshkujve, ata që ishin me tension të lartë binin të flinin mesatarisht 18 minuta më herët se ata që kishin një nivel normal të tensionit.

Në të gjithë botën, sipas statistikave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, vdesin mesatarisht 7.5 milionë njerëz nga tensioni i lartë i gjakut.

Kjo gjendje shëndetësore, e cila rrit rrezikun nga atakët në zemër, mund të kurohet me ilaçe ose thjesht duke përmirësuar stilin e jetesës.

Duke qenë se simptomat e tensionit të lartë janë të vështira për t’u deshifruar, shumë njerëz nuk e dinë që janë të sëmurë deri sa pësojnë ndonjë goditje të fortë ose nëse kryejnë analiza  paraprake.

Duke u nisur nga fakti që personat me tension të lartë priren të flenë më shpejt natën, disa mund të mendojnë se po të flenë më herët kjo mund të përmirësojë shëndetin. Kjo teori është e gabuar, duke qenë se edhe pse flenë më  herët, meshkujt me tension të lartë  kanë tendencën të bëjnë gjumë të parehatshëm dhe të zgjohen shumë herë gjatë natës.

Sipas dr. Nobu Sasaki, shkencëtar tek Universiteti Hiroshima, ndodh që problemet me tensionin e gjakut të ndryshojnë orën e brendshme të trupit, të njohur si ritmi biologjik, duke shkaktuar lodhje në darkë dhe prishje të gjumit gjatë natës.

Ky studim i kryer tek mbi 2400 njerëz të moshave nga 40 në 60 vjeç provoi se tek femrat nuk shfaqeshin këto efekte që konstatoheshin tek meshkujt.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Mjeku demonstron testin 30-sekondësh të duarve që mund të zbulojë nëse keni një tumor të fshehur në tru
11 personazhe të famshëm që kanë folur hapur për çrregullimet e tyre të tiroides
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare