Si të hiqni pikat e zeza ose të bardha në fytyrë me produkte natyrale

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Marsela Aliaj

Zgjoheni dhe sa shikoheni në pasqyrë vini re mbi fytyrë një puçërr.  Diçka që ndodh brenda natës, por që duhet më shumë se një natë që të hiqen plotësisht. Në vend  që të filloni t’i shtypni, më poshtë tregohen disa metoda më efikase dhe më pak të dëmshme për t’i hequr qafe.femer

Nga se shkaktohen

Gjëndrat dhjamore që gjenden në fytyrë sekretojnë një lëndë vajore ose dyllore të quajtur sebum.  Kjo lëndë shërben  për të mbrojtur fytyrën dhe për ta lubrifikuar atë. Kur kjo përbërje bie në kontakt me qeliza të vdekura dhe baktere, ajo krijon masë e cila fillon dhe bllokon poret e lëkurës. Nëse poret qëndrojnë të hapura pasi krijohet masa, ajo bashkohet me papastërti dhe formon pika të zeza. Nëse poret mbyllen gjatë këtij procesi, formohen pika të bardha.

Si t’i zhdukim   

Mos i shtypni kurrë dhe as mos i ngacmoni, sepse kjo vetëm sa shton më shumë baktere dhe papastërti. Duhet shmangur gjithashtu përdorimi i produkteve kozmetike që kanë përqindje të lartë kimikatesh mbi fytyrë. Kini kujdes të lani mbulesën e jastëkut të paktën një herë në javë, duke qenë se gjatë natës ajo vetëm mbledh yndyra dhe qeliza të vdekura të rëna nga fytyra.

Përveç produkteve të shumta farmaceutike ka dhe metoda natyrale që janë shume efikase.

mjalteMjaltë dhe kanellë

Mjalti është një antibiotik natyral i cili largon papastërtitë nga poret e hapura. Përzieni një lugë mjaltë me një gjysmë luge kanellë dhe duke përdorur gishtat përhapeni lehtësisht mbi fytyrë.  Masazhojeni fytyrën me  lëvizje rrotulluese për tre minuta dhe më pas lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.

Maskë me të bardhë veze

E bardha e vezës tendos poret dhe nxjerr jashtë çdo papastërti të bllokuar brenda tyre. Hiqni të verdhat nga dy vezë dhe të bardhat  rrihini. Duke e përdorur si një krem, hapeni një pjesë mirë mbi fytyrë. Pas dy minutash shtoni pjesën tjetër të mbetur si një shtresë e dytë. Lëreni 10 deri në 15 minuta sa të thahet  ose edhe më shumë. Lajeni fytyrën me kujdes  në fund me ujë të ngrohtë.

Bëni një maskë argjile

Mund të gjeni në çdo farmaci argjilë në formë pluhuri. Merrni një lugë nga ky pluhur dhe hidhini pak uthull molle deri sa të krijohet një pastë. Shpërndajeni këtë pastë në fytyrë dhe lëreni për 12 deri në 15 minuta sa të thahet. Për ta hequr përdorni ujë të ngrohtë.

Burimi: Mirror / https://shendeti.com.al/

 

Postime të ngjashme

Mjalti, sekreti natyral për një lëkurë të shëndetshme dhe të shkëlqyeshme
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Si do të dukeshin në të vërtetë personazhet e famshme pa kirurgji kozmetike, sipas IA-së
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Zgjedhja e fondatinës sipas tipit të lëkurës: Kujdes jo thjesht estetikë
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
“Kremi i diellit duhet të jetë kudo", thotë një grua me kancer
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave