Ankesa: Punonjësit e QSUT-së janë arrogantë

paciente QSUTKeqfunksionimi i sistemit shëndetësor është një fakt për të cilin shprehet çdo shqiptar që i është dashur të shkelë në spitalet e vendit. Por me sa duket pacientët apo dhe vetë familjarët e tyre, përveç mangësive që të ofron ky sistem, duhet të përballen edhe me arrogancën e stafit mjekësor. Denoncimi i radhës i përket zonjës me iniciale Z. K. e cila ndodhej në ambjentet e urgjencës së QSUT-së pasi kishte shtruar bashkëshortin e saj. Ky i fundit kishte hipertension, temperaturë të lartë dhe diabet. E moshuara shprehet për gazetën “Shëndet+” se stafi mjekësor nuk po tregon përkujdesjen e duhur për burrin e saj dhe sa herë ajo i pyet për shëndetin e tij, ata i përgjigjen me arrogancë.

“Ti e shikove me sytë e tu se si m’u përgjigj ai djali i ri (infermieri) kur e pyeta për burrin tim. Ai më tha më lër rehat se jam i lodhur. E gjithë këtë e bëjnë për arsye se nuk u jap lek, sepse nuk kam. Ku t’i gjej unë lekët?”

Pavarësisht se drejtoresha e QSUT-së, Ogerta Manastirliu, ka vendosur punonjës socialë për të vëzhguar sjelljen e bluzave të bardha ndaj pacientëve, rezultojne thjesht shpenzime të buxhetit të vogël të kësaj drejtorie, pasi siç shihet, asgjë nuk është përmirësuar. / Esido Barkaj

Postime të ngjashme

Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a
AKU bllokon çokokremin "Nudossi" me përmbajtje salmonele
Gjendet helm minjsh në ushqimin për bebe, tërhiqen nga tregu kavanozët me pure
Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës