Fëmijët e lindur me prerje çezariane kanë më shumë gjasa të bëhen obezë

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al“: Marsela Aliaj

Studimet e fundit tregojnë se fëmijët e lindur me prerje çezariane kanë më shumë gjasa të bëhen obezë kur të rriten, se ata të lindur në mënyrë natyrale. Sipas hulumtuesve shkencorë nga Shkolla Publike Harvard TH Chan, ky rrezik fillon të rritet me kalimin e moshës.femije_obez

Numri i femrave që vendosin të lindin me prerje çezariane është rritur konsiderueshëm në ditët e sotme. Padyshim që prerjet çezariane janë në shumë situata procedura të nevojshme dhe shpëtuese jetësh.

Nuk janë të pakta rastet kur kjo lloj procedure shfaq rreziqe si tek fëmija ashtu edhe tek nëna. Mesa duket obeziteti është një rrezik tjetër që i shtohet listës.  Kërkuesit ekzaminuan rreth 16 vite të dhënash të marra nga 22.000 të rinj.

Sipas këtij studimi, të rinjtë që ishin lindur me prerje çezariane  kishin 64% më shumë mundësi të bëheshin obezë se sa ata që kishin pasur lindje natyrale.

Këto përfundime të gjetura tregojnë një rrezik në rritje midis obezitetit dhe te lindurve me prerje çezariane. Ky është një përfundim me shumë vlerë duke qenë se tani listës së faktorëve që shkaktojnë obezitet, si pirja e duhanit gjatë shtatzënisë ose gjendjet mjekësore të trashëguara , u shtohet edhe kjo arsye. Vlen të përmendet se në studim nuk u  përfshi arsyeja e lindjes me prerje cezariane.

Numri i prerjeve çezariane ka ardhur në rritje sepse edhe kushtet që e kërkojnë  këtë procedurë janë rritur. Sot ka gjithmonë e më shumë nëna obeze dhe janë rritur faktorët që rrezikojnë mirëqenien e të dyve duke e bërë të pa evitueshme prerjen çezariane.

Kërkime të mëtejshme janë të nevojshme të kryhen për të sqaruar më mirë lidhjen e mundshme që ekziston midis këtyre dy dukurive. Në këtë mënyrë nënat do të informohen më parë për të mirat dhe të këqijat e lindjes me prerje cezariane, si dhe me metoda alternative më pak të rrezikshme.

Burimi: Independent / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Miopia - pandemia e shekullit 21! Okulisti: Alarmante tek fëmijët, ja shkaku
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Jam mjeke – ja pse nuk duhet të urinosh KURRË në dush
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
9 gjërat që çdo prind i ri duhet të dijë, sipas mamive
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Autizmi virtual, fëmijë me vonesa në zhvillim e të folur për shkak të “celularit në dorë”