Studim: Ja ç’të hani për shëndet më të mirë!

Përgatiti për www.shendeti.com.al: Elena Beta

drithera-6A bëni pjesë tek personat që konsumojnë 3 tasa me drithëra në ditë, (sasia e rekomanduar nga udhëzimet e dietologëve të SHBA-së)? “Shumica e njerëzve konsumojnë minimalisht 1 tas drithërash në ditë”, thotë Dr. Qi Sun, asistent profesor në Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard.

Por rritja e konsumimit të drithërave, të tilla si grurë apo tërshërë mund të zvogëlojë rrezikun e vdekjes të hershme, sipas studimit të publikuar nga nga Dr. Sun dhe kolegët e tij, i publikuar në 13 qershor 2016. Ata grumbulluan informacion nga pothuajse 800.000 burra dhe gra dhe gjetën se në krahasim me njerëzit që nuk hanë shumë drithëra, ata që hanin tre tasa me drithëra në ditë (rreth 48 gramë) kishin 20% rrezik më të ulët të vdekjes, si dhe rrezik 25% më të ulët të vdekjes nga sëmundjet kardiovaskulare, apo rrezik 14% më të ulët të vdekjes nga kanceri gjatë periudhës së studimit.

Sigurisht drithërat nuk mund të parandalojnë vdekjen si me magji, por ato janë të rëndësishme për shëndetin. Drithërat përmbajnë fibra, magnez, vitamina dhe fitokimikate dhe mund t’ju ndihmojë të ulni rrezikun e diabetit, sëmundjeve kardiovaskulare, si dhe mundësinë për t’u prekur nga kanceri i zorrës së trashë”, thotë dr. Sun.

Përpiquni t’i konsumoni sa më shumë, qoftë edhe kur hani një sanduiç, buka e thekrit apo integrale mund të jetë ndihmë e madhe.

Shenim: Produktet mund t’i gjeni tek dyqani Alegria Snacks  

Burimi: health.harvard.edu / shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Shumica prej nesh e bëjmë këtë gabim pa e ditur – dhe po rrezikojmë shëndetin
Treguesi delikat në syrin tuaj që mund të nënkuptojë se do të keni demencë në moshën 45-vjeçare
Kombinimi i barnave mund të parandalojë mijëra sulme në zemër
Shkencëtarët tregojnë ndryshimin e stilit të jetesës, që mund të vonojë demencën për vite të tëra
Shkencëtarët zbulojnë se vuajtja nga migrena rrit me 70% shanset për goditje vdekjeprurëse
Dy zakone që po shkatërrojnë trurin dhe trupin tuaj