Ushqime të vështira për t’u tretur

Blerina Bombaj, dietologe

Disa ushqime, edhe pse të shëndetshme, mund të shkaktojnë stres në stomak

Ushqimet e skuqura – Këto ushqime përthithin sasi të mëdha yndyre, për këtë mund të shkaktojnë diarre dhe parehatsi. Ëmbëlsirat kremoze dhe salcat e yndyrshme munden gjithashtu të shkaktojnë probleme.ushqime

Agrumet – Në faza delikate për stomakun, përmbajtja e fibrave te agrumet mund të shkaktoj përshkallëzim të situatës.

Ëmbëlsuesit artificial – Përdoren gjerësisht në çemçakiza dhe karamele. Nëse tejkaloni masën mund t’ju irritojnë stomakun duke shkaktuar kontraktime dhe fryrje.

Shumë fibra – Fibrat bimore që gjenden te drithrat e plota dhe te fruta-perimet janë mjaft të dobishme për tretjen dhe shëndetin. Por, nëse ju konsumoni shumë prej tyre dhe për një kohë të shkurter, stomaku dhe zorret mund të pesojne “shok” dhe të ndjeni fryrje, gazra dhe tension abdominal. Për këtë arsye, konsumi i fibrave duhet të rritet gradualisht.

Fasulet – Janë ndër ushqimet më të shendetshme por, kanë një lloj sheqeri te patretshëm sepse stomaku ynë nuk i permban enzimat përkatese. Ky lloj sheqeri përpunohet nga bakteret që kemi në zorret tona me pasoje çlirimin e gazrave. Nëse doni ta evitoni këtë efekt anësor të fasuleve, thjesht  lërini ato në ujë për 24 orë përpara se t’i gatuani. Ujin e derdhni.

Lakrat – Lakra, lulelakra, brokoli, përmbajnë të njejtin sheqer të patretshëm si fasulet, duke i bërë  ato shkaktare  për gazra të sikletshme. Për ta evituar këtë fenomen mund të gatuani pak në ujë të vluar.

Fruktoza – Ky lloj sheqeri përmbahet me shumice te mjalti dhe te ëmbelsira të ndryshme si karamelet. Mund të shkaktoj kontraksione, diarre dhe parehatsi  nëse bie me shumicë në stomak bosh.

Pikantët – Disa njerëz mund të kenë probleme  me tretjen ose refluks pas konsumit të ushqimeve djegëse. Kapsikaina që gjendet te speci djegës mund të jetë fajtori kryesor.

Bulmeti – Kryesisht qumështi është një ndër produktet ushqimore përgjegjës për intoleranc  më të zakonshme që është ajo ndaj laktozës. Zakonisht nënproduktet e tij janë më mirë të tolerueshme. Nëse ekziston kjo intolerancë, konsumi i qumështit shoqërohet me diarre, spazma dhe dhimbje. Evitoni krejtësisht qumështin dhe tentoni me kujdes nënproduktet e tij.

Kafja, çokollata – Mund të irritojnë mukozën e sipërfaqes së stomakut me pasojë ndjesinë e djegies. Kjo mund të evitohet me rënie në peshë, konsum të sasive të kufizuara dhe evitimin e shtrirjes menjëherë pas ngrënies./ https://shendeti.com.al

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si ndikon koha para ekranit në zhvillimin e trurit të fëmijëve
Mjeku demonstron testin 30-sekondësh të duarve që mund të zbulojë nëse keni një tumor të fshehur në tru