Tirana një gangrenë mbeturinash! A rrezikojmë të infektohemi nga minjtë?

1474396851fiks

Elona Tereziu / Shendeti.com.al

Tirana vazhdon të mbetet një gangrenë mbeturinash! Në çdo rrugë, lagje e park të zënë sytë kosha të tejmbushur, mbeturina të hedhura kudo dhe bodrume me ujëra të ndotur. Por, cilat janë pasojat e kësaj ndotje të madhe!? Minjtë! Të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se minjtë kanë filluar të shtohen. Janë shtuar jo vetëm në numër, por dhe në përmasa, duke tejkaluar atë të maces. Duke marrë parasysh rrezikshmërinë e madhe për infeksione, lind nevoja për ndërgjegjësim. Të gjithë duhet të sensibilizohemi për rritjen e pastërtisë në zonat ku banojmë, dezinfektimin e bodrumeve dhe atë të kanaleve.

Si mund të infektohemi nga minjtë?!

Miu hyn në familjen e brejtësve. Njeriu mund të infektohet nga ai nëpërmjet rrugëve të ndryshme, ku mund të përmendim: kafshimin, ndotjen e ujit të pijshëm, ushqimeve apo dhe me anë të mushkonjave.

Sëmundjet më të shpeshta, kur miu nuk është i infektuar me sëmundje të tjera, janë mikrobet gram pozitive e gram negative, që janë të florës normale të gojës së miut./ https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Ozempic, bari inovativ antidiabetik me mbrojtje nga risqet kardiovaskulare edhe në Shqipëri
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Këto janë efektet anësore të ujit me limon
Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin