Mark Zuckerberg dhuron 3 miliardë dollarë “për të kuruar të gjitha sëmundjet”

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Mark Zuckerberg dhe bashkëshortja e tij Priscilla Chan njoftuan sot se fondacioni i tyre do të dhurojë 3 miliardë dollarë për të zhvilluar një plan për “kurimin e të gjitha sëmundjeve” deri në fund të shekullit XXI.

Synimi nuk është që mos të ketë asnjë të sëmurë, shpjegoi Chan, por të ketë një rënie drastike në numrin e të sëmurëve në të gjithë globin. Ky donacion do të administrohet nga Nisma Chan Zuckerberg. Kjo nismë ka si qëllim t’u japë mundësinë hulumtuesve shkencorë të fokusohen në projekte më të rrezikshme dhe të kenë mundësi të punojnë si kodues në një startup ambicioz në Silicon Valley.mark-zuckerberg_priscilla-chan

“Kështu do të kemi mundësi të shikojmë projekte që mund të kërkojnë 20 apo 50 vite”, thotë Zuckerberg.

Drejtuese e projektit do të jetë neurobiologia Cori Bargmann, e cila ka dhënë kontributin e saj në disa studime shkencore mbi kancerin e sëmundje të ndryshme.

Ja cilat janë tre synimet kryesore të Nismës Chan Zuckerberg.

  • Të mundësojnë bashkëpunimin midis ekipeve të shkencëtarëve dhe laboratorëve në universitete të ndryshme në të gjithë botën, për periudha të gjata kohe.
  • Të fokusohen në zhvillimin e mjeteve të duhura për zhdukjen e sëmundjeve dhe jo vetëm për trajtimin e tyre.
  • Për të përmirësuar dhe zgjeruar financimet shkencore edhe më shumë.

Hapi i parë për arritjen e  këtyre synimeve do të jetë bashkëpunimi midis Universitetit Stanford, Universitetit San Francisco dhe Universitetit Berkeley, i quajtur Biohub.

Projekti i parë i Biohub do të fokusohet në krijimin e një harte të funksionit dhe vendndodhjes së çdo qelize në trup, që do të quhet “Atlasi i qelizave”. Ky atlas do të shërbejë si një burim me rezolucion të lartë për të gjithë biologët që duan të zhdukin origjinën e sëmundjes.

Projekti i dytë i Biohub, “Nisma për sëmundjet ngjitëse” do të fokusohet në zhvillimin afatgjatë të mjeteve për zhdukjen e sëmundjeve ngjitëse.

Shkencëtarët në të tri universitetet do të kenë gjithashtu mundësi të punojnë për një periudhë 5-vjeçare për ide të rrezikshme dhe ambicioze, që nuk financohen nga burime tradicionale.

Burimi: Business Insider / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj