Gjendja skandaloze e spitalit, shkaktare për vdekjen e foshnjës në Pogradec!

foshnjaFoshnja 2 ditëshe vdiq nga infeksioni i rëndë i lëkurës. Shefi i maternitetit në Spitalin e Pogradecit Ilir Gusho ka folur për shkaqet e vdekjes. Ai ka sqaruar se “nëna lindi me operacion dhe në fillim foshnja gëzonte shëndet të plotë. 12 orë më pas ka shfaqur infeksion në lëkurë. Gjendja u përkeqësua dhe u dërgua për mjekim në Tiranë por humbi jetën gjatë rrugës”, tha ai.

Kjo është deklarata e parë nga spitali për vdekjen e foshnjes. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme dhe u bë publike sot nga prindërit e fëmijës. Agron dhe Suela Hyka nga fshati Buzaishtë fajësojnë mjekët për vdekjen e fëmijës së tyre.

Nga ana tjetër policia thotë se po hetohet një mjek në gjendje të lirë.  “N.E, 52 vjeç, banues në Pogradec me detyrë mjek pediatër po procedohet në gjendje të lirë pasi dje (e diel) në maternitetin e Pogradecit, ka ndërruar jetë një foshnjë dy ditëshe (gjinia mashkull)”, thotë policia. “Babai i foshnjës, shtetasi A.H, 33 vjeç, banues në fshatin Buzaishte-Pogradec, pretendon se vdekja e tij, ka ardhur si pasojë e mjekimit të pakujdesshëm nga ana e mjekut”, vijon policia. Pritet kryerja e autopsisë ditën e sotme, nga ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë.

foshnja-2Por, ndërsa shkruajmë për këtë rast të rëndë, para syve shfaqen pamjet e maternitetit të Pogradecit. Degradimi total, kushtet mizerabël janë denoncuar disa herë në media nga mjekë dhe pacientë, por nuk është marrë asnjë masë. Nuk është çudi që infeksion të jetë transmetuar tek fëmija pikërisht prej këtyre ambienteve./ Gazeta shendet+

 

Postime të ngjashme

E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes