Çfarë ndodh në një javë? Ka shumë mundësi që ju as që e dini që jeni shtatzënë, por ka plot gjëra që po ndodhin me ju dhe bebin tuaj.
Bebi juaj në javën e parë: Vajza apo djali juaj, sepse gjinia tashmë është vendosur, po rritet më shpejt se në çdo fazë tjetër të shtatzënisë dhe po formohen truri, zemra dhe shtylla kurrizore. Vështirë se ju ndjeni ndonjë shenjë të pranisë së tyre në këtë fazë.
Ju në javën e parë të shtatzënisë: Nëse po përpiqeshit të mbesnit shtatzënë, ndoshta keni marrë tashmë suplemente të acidit folik. Nëse jo, tashmë është koha më e mirë për të filluar për t’i marrë, pasi janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e bebit.
Dhe gjeni çfarë: për shkak të mënyrës se si përllogaritet shtatzënia, në këtë fazë, vetëm për një javë shtatzëni, ju konsideroheni sikur jeni një muaj shtatzënë.


