Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi
Ditët e ftohta të dimrit kanë nevojë të shoqërohen me pije të ngrohta dhe të shijshme. Në këtë postim do t’ju paraqesim një recetë interesante të çokollatës së ngrohtë me verë të kuqe.
Përbërësit: ¼ e gotës me verë të kuqe (ose më shumë, në varësi të preferencës), 3 lugë çaji kakao pluhur, 4 lugë çaji sheqer, pak kripë, 4 lugë qumësht.
Në një tas hidhni kakaon, sheqerin, kripën dhe qumështin. Trazojini mirë me anë të një luge derisa të formohet një masë e errët kremoze. Më pas shtojini masës së krijuar 1 gotë qumësht, hidheni ngadalë duke e trazuar mirë në mënyrë që mos të formojë kokrriza. Masën e krijuar hidheni në një xhezve të madhe në të cilën më parë keni zier verën me zjarr të ulët. Lëreni derisa cokollata të ketë valuar dhe shërbejeni. 🙂
Shikoni videon:


