Ja sa kalori gjenden në një çamçakëz

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Fize Smailaj

Mënyra më e shpejtë për të pasur një frymëmarrje sa më të freskët është përtypja e një çamçakëzi. Për ju mund të jetë surprizues fakti sesa kalori konsumojmë kur e përtypim atë, dhe mund të jetë shokuese numri i kalorive që marrim prej tij në një vit.camcakez

Në varësi të çamçakëzit që përdorni, nëse konsumoni 2 në ditë, me shumë gjasa jeni duke marrë 6720 kalori në vit vetëm prej tyre. Nëse konsumoni çamçakëz pa sheqer, kemi lajme të mira për ju, ato përmbajnë nga2 deri në 5 kalori çdo copë. Por edhe pse nuk duket sasi e madhe, nëse konsumoni 2 prej tyre në ditë, sasia e kalorive që do të merrni do të jetë sërish e lartë, rreth 1.344 deri në 3.360 në vit.

Por konsumimi i çamçakëzëve ka edhe një anë pozitive, vetë veprimi i të përtypurit bën që të digjni rreth 11 kalori në orë, pra duke përtypur çamçakëz pa përmbajtje sheqeri për rreth 20 -30 minuta, ju mund t’i digjni kaloritë që keni konsumuar. Dhe nëse përtypni çamçakëz për 2 orë çdo ditë, mund të digjni 154 kalori në javë.

Nëse nuk jeni nga personat që pëlqejnë të konsumojnë çamçakëz, ka shumë mënyra të tjera se si mund të digjni sasi të vogla të kalorive të tepërta që mund të keni në trup. Ecni sa më shumë, pastroni shtëpinë ose bëni lëvizje të tjera të vogla të kësaj natyre.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Si duhet të veprojmë nëse kemi kolesterolin e lartë?
Hëngra 2 vezë për mëngjes çdo ditë për një muaj—Ja si ndryshoi dieta dhe rutina ime e mëngjesit
Ky snack mund të përshpejtojë ndjeshëm rënien nga pesha, zbulojnë studiuesit
Çfarë është rregulli 30-30-30 dhe si ndihmon në rënien në peshë?
Shtatë zakone të përditshme që mund të dëmtojnë shëndetin e veshkave
Si të ndërtoni një pjatë vërtetë të shëndetshme: Një udhëzues i thjeshtë dhe i bazuar në studime shkencore
Provoni "dietën e portofolit" për nivele më të ulëta të kolesterolit
Dietë me shumë proteina për humbje peshe