Mjekët denoncojnë: “Ministri Beqaj shkatërroi Urgjencën e Tiranës, ja faktet me foto”

Urgjenca e Tiranës është kthyer në “mollën e sherrit” prej muajsh. Me një urdhër që mban datën 1 shkurt 2016, ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj vendosi transferimin e personelit të Urgjencës së Tiranës në 3 spitalet universitare, QSUT, Sanatorium dhe Spitali i Traumës. Mjekët dhe Ministria e Shëndetësisë janë përplasur midis tyre për këtë vendim, që sipas bluzave të bardha është arbitrar dhe i pakonsultuar nga grupet e interesit.

Edhe pse kane kaluar muaj, si duket midis Ministrisë dhe mjekëve nuk ka pasur marrëveshje. Në redaksinë e “Shëndet+” prej muajsh vijojnë të vijnë ankesa nga bluzat e bardha.

Kështu, në një denoncim të fundit, mjekët ngrenë akuza të rënda kundrejt Ministrisë së Shëndetësisë, ku sipas tyre janë gënjyer sistematikisht që prej shkurtit.

Sipas tyre, personeli mjekësor i urgjencës nuk është njoftuar apo informuar më parë në lidhje me vendimin për t’u transformuar, edhe pse është pala direkte të cilës i preken interesat. Madje ata thonë se personelit të Urgjencës i është bërë presion në forma të ndryshme që të hesht.

 Ja denoncimi i ardhur në gazetën “Shendet+” bashkë me foto.

denoncim

Foto 1 dhe foto 2: Urdhri i Ministrit dt. 2 Shkurt 2016 i zbuluar një dite pasi personeli i Urgjencës e zbuloi në mënyrë verbale shkrirjen e strukturës se Urgjencës në dt. 31 -12 -2015. Personeli i pa njoftuar, i pa informuar dhe si palë të cilës i preken interesat nuk është pyetur fare. Përkundrazi, personelit të Urgjencës i është bërë presion në forma të ndryshme që të heshtë.

shkrese1

Foto 3.4.5 tregon Anekset, kështu i ka emërtuar Ministri Personelin e Urgjencës së Tiranës.

shkrese

Muaj Shkurt 2016, Personeli i Urgjencës u mashtrua sistematikisht duke iu thënë se herë do kthehet Urdhri i Beqajt, herë nuk do shpërndahemi kurrë, por Urdhri ka qenë i pa konsultuar me ekspertët dhe grupet e interesit.

 Gjatë kohës shkurt-maj 2016 ju është thënë se do të marrë fund kalvari i tyre në muajin qershor, pastaj në muajin shtator.

ambulanca2

Me datën 3 shtator 2016 largohen nga Oborri i Urgjencës 5 Autoambulanca të cilat ishin prej vitesh në Tako, por në to ishin instaluar ashtu siç ishin ne Autoambulancat e tjera GPS 16 Nëntor 2015

Kjo është prova e tenderit, këto tre foto tregojnë se me datën 3 shtator 2015 janë larguar ambulancat te cilat kanë qenë të pajisura me GPS i dhe nuk dihet ku janë dërguar.

Për fat të mirë ndodhen dhe nr. tel të karrotrecëve për të vërtetuar gjithçka.

ambulanca3

Më poshtë do të tregojmë foto të cilat janë bërë me dt. 5 Shtator 2016, të gjithë këta që shikoni nuk kanë punuar asnjëherë në Urgjencën e Tiranës, as këto Autoambulanca. Këtë dite do vinte Beqja për të mashtruar Popullin e Tiranës se gjoja Urgjencën e kompletuam me Autoambulanca të reja.

Ja foto, personat dhe Automjetet me Targa.

ambulance3

Postime të ngjashme

Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu