Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi
Në një nga episodet e fundit të shfaqes televizive “Keeping up with Kardashians”, Kendall Jenner foli për sëmundjen e tmerrshme që e ka prekur. “Kjo është gjëja më e frikshme në të gjithë botën” u shpreh 21-vjeçarja. “ Zgjohesh nga gjumi dhe mendon se nuk do të lëvizësh më. Ti nuk mund të bësh asgjë!”.
Paraliza e gjumit është një gjë shumë e vërtetë, thotë Harneet Walia, nga Klinika e Gjumit Cleveland. Në një fazë të gjumit, mund të shikoni ëndrra të gjalla, ku gjymtyrët ngujohen dhe nuk lëvizni dot. Edhe pse jeni të vetëdijshëm, ju nuk mund të lëvizni dot. Nëse gjërat përkeqësohen, personat që vuajnë nga kjo sëmundje mund edhe të mos marrin frymë dhe të asfiksohen, thotë dr. Walia.
Lajmi i mirë është se paraliza e gjumit zgjat vetëm për disa minuta dhe nuk është e rrezikshme. Më shumë se 7% prej nesh mund ta përjetojë atë një një pikë të jetës. Ndërsa kjo është e zakonshme për njerëzit narkolepsisë dhe është e lidhur me mungesën e gjumit dhe oraret e parregullta të gjumit, shpjegon dr. Walia.
Modelja Kenadall Jenner i tha se është e friksuar të fle gjumë pasi mund t’i ndodhë përsëri kjo sëmundje e frikshme.
Burimi: HEALTH


