Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi
Në këtë postim do të paraqesim disa ushqime, që sipas FDA, nuk skadojnë për vite të tëra. Ja disa prej këtyre ushqimeve:
Orizi: pavarësisht llojit të orizit, ai nuk skadon edhe nëse qëndron për vite të tëra në raft. Por kini parasysh që pakoja e orizit nuk duhet të jetë e hapur, por e mbyllur hermetikisht dhe e ruajtur në një vend të thatë. I vetmi lloj orizi që nuk përfshihet në llojet e orizit që nuk skadojnë për vite është orizi ngjyrë kafe i pasur me fibra. Ai përmban vajra që shkaktojnë prishjen e orizit pas rreth 6 muajsh.
Mustarda: mustarda e pahapur mund të qëndrojë deri në 3 vjet pa skaduar, sikurisht nëse ajo është në trajtë pluhuri.
Fasulet e thata: ndërsa versioni i konservuar i fasuleve është i përbërë nga shtesa natriumi dhe mineralesh të tjera, fasulet e thata nuk kanë përbërës shtesë. Nëse i vendosni në një enë të mbyllur hermetikisht, ato mund të qëndrojnë të paprishura deri në 1 vit.
Toni i konservuar: sipas USDA, produktet e konservuara me përmbajtje të ulët acide si perimet, mishi, peshku etj, mund të qëndrojnë pa u skaduar deri në 5 vjet. Kjo për shkakun se ato qëndrojnë sterile dhe e bëjnë të pamundur deportimin e baktereve të këqija në produkt.
Uthulla e bardhë: përshirë këtu uthullën e mollës apo uthullën Vietnameze janë super acidike. Kjo do të thotë që ajo mund të qëndrojë e paskaduar për disa vite nëse qëndron e mbyllur hermetikisht.
Kripa e detit: nëse ruhet në një vend të freskët edhe të thatë ajo mund të mbetet e freskët dhe pa skaduar për një kohë të pacaktuar. I vetmi përjashtim nga rregulli është kripa e jodizuar, e cila mund të zgjasë vetëm 5 vjet.
Ullinjtë: ullinjtë e hapur mund të qëndrojnë të paskaduar deri në 3 vjet.
Mielli i misrit: nëse ruhet një një ambient të ftohtë dhe të thatë, mielli i misrit është i sigurtë për t’u konsumuar për një kohë të pacaktuar.
Mjalti: është një nga priduktet natyrale më të mira, ka veti të fuqishme antivirale, antibakteriale dhe mund të qëndrojë i pa prishur për një kohë të gjatë të pacaktuar.
Ekstrakti i vaniljes: mund të qëndrojë i paskaduar deri në 2 vjet.
Farat Chia: nëse ruhen në një enë hermetike në frigorifer, ato mund të mbeten të sigurta për t’u konsumuar deri në 1 vit.
Kafja: mund të qëndrojë e pa skaduar deri në 2 vjet.
Sheqeri: mund të qëdrojë i sigurtë për t’u konsumuar deri në disa vite.
Burimi: TIME


