Hani mollë jeshile çdo ditë dhe ja përfitimet shëndetësore që do të merrni

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Ripe green apple with leaf and cut isolated on white background with clipping path

Përmbajnë fibra dietike: kjo gjë ndihmon në rregullimin e lëvizjeve të zorrëve dhe në këtë mënyrë nxitet proçesi i përgjithshëm i tretjes.

Kontrollojnë oreksin: mollët jeshile përmbajnë acide organike të cilat ndihmojnë në kontrollimin e oreksit. Pra nëse vuani nga oreksi i dobët, konsumoni një mollë jeshile.

Ulin rrezikun e kancerit të zorrës së trashë: për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave, mollët jeshile ndihmojnë në reduktimin e rrezikut për kancer të zorrës së trashë.

Rrisin energjinë: për shkak të karbohidrateve që përmbajnë, mollët jeshile luajnë një rol shumë të mirë në rritjen e energjisë së trupit.

Letësojnë tretjen: nëse keni konsumuar diçka të rëndë dhe jeni të shqetësuar për fryrjen e barkut, konsumoni një mollë jeshile sepse do të ndihmojë në tretje për shkak të enzimave që përmban.

Parandalojnë diarenë dhe kapsllëkun.

Reduktojnë nivelet e kolesterolit të keq: mollët jeshile për shkak të vitaminave që përmbajnë ndihmojnë në reduktimin e nivelit të kolesterolit të keq.

Reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të mëlçisë: mollët jeshile zvogëlojnë problemet e mëlçisë  dhe parandalojnë problemet e traktit digjestiv.

Burimi: Healthy Natural World

Postime të ngjashme

E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç
5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Çfarë duhet të dini para një ndërhyrjeje estetike? | Podcast me Dr. Tani Asqeri
“Mos e nënvlerësoni” – Mjeku: Kujdes nga infeksioni i Impetigos, ja shenjat dhe mënyrat e trajtimit
Çfarë i bën mëlçisë tuaj konsumi i kafesë
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes