Meshkujt sterilë kanë vdekshmëri më të lartë

Meshkujt sterilë apo me probleme fertiliteti të shkaktuara nga anomali të spermës jetojnë më pak dhe kanë rrezik dyfish për të vdekur para kohe.

ciftiStudimi i publikuar në revistën “Human Reproduction” u krye nga Universiteti i Stanfordit. Studimi ka përfshirë 12 mijë burra në harkun kohor 10-vjeçar të cilët i janë drejtuar qendrës së sterilitetit pranë Spitalit të Stanfordit.

Cilësia e spermës së tyre është vëzhguar në bazë të parametrave të ndryshme dhe kërkuesit kanë ndjekur zhvillimin e çdo personi për rreth 8 vjet. Në vijimin e viteve kërkuesit kanë regjistruar gjithë vdekjet dhe i kanë krahasuar këto të dhëna me cilësinë e spermës për secilin dhe me praninë e anomalive të ndryshme. Nga studimi rezultoi se kush kishte një apo më shumë anomali të spermës kishte rrezik të shtuar për të vdekur në tetë vitet në vijim. Më të rrezikuar ishin ata që kishin defekte të spermatozoideve.

Mbeten ende për t’u kuptuar shkaqet dhe lidhjet mes anomalive të spermës dhe rrezikut të vdekjes. Mund të jetë gjenetike ose hormonale ose mund të ketë një lidhje me sëmundje të tjera si hipertensioni. Kërkuesit kanë nisur një studim të ri për të zbardhur këtë mister./ Përgatiti: Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital
I nxehti ekstrem, kush janë kategoritë më të rrezikuara
Ndahet nga jeta doktori i njohur pediatër Edi Tushe
Trump thyen rekordet, 22 specialistë marrin pjesë në kontrollin e tij mjekësor
Dy fëmijë humbin jetën nga fruthi! Rriten rastet e infektimit në Britaninë e Madhe, ndërsa shkalla e vaksinimit bie
Projekti i shëndetësisë, Banka Botërore bën bilancin: Nga “rrëzimi” i reformës së financimit te digjitalizimi
Plotësoi skedën e vdekjes së një 85-vjeçareje, doktoresha merret nën hetim/ Reagojnë mjekët në Mamurras