Eutanazi edhe për të alkoolizuarit

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Një 41-vjeçar ka zgjedhur t’i japë fund jetës së tij në vend që të jetojë si i alkoolizuar. Ai ka kryer vetëvrasje të asistuar nga mjekët.eutanazi

Mark Langedijk vendosi t’i japë fund jetës, pasi ishte e vetmja mënyrë që t’i shpëtonte varësisë ndaj alkoolit.

“Marku e vendosi vetë ditën e vdekjes dhe ishte duke qeshur, pirë birra dhe ngrënë sanduiç pak para se të vinin mjekët për t’i injektuar ilaçin që shkaktonte vdekje të menjëhershme të tij”, tregon i vëllai.

Holanda e ka zgjeruar edhe më shumë fashën e eutanazisë. Para 16 vitesh, ku edhe aprovoi për herë të parë ligjin e eutanazisë (vdekjes së asistuar nga mjekët), ai aplikohej vetëm për njerëzit që vuanin nga dhimbje vazhdueshme dhe të padurueshme , ndërsa tani është zgjeruar edhe për shumë probleme të tjera, përfshirë edhe izolimin social dhe vetminë.

Një rast i tillë është vdekja e asistuar e një femre rreth të 20-ve, e cila kishte qenë viktimë e një abuzimi seksual në fëmijëri. Vajza nuk mund të jetonte me traumën që i kishte lënë kjo ngjarje dhe, sipas mjekëve, gjendja e saj ishte e pashërueshme, prandaj kishte vendosur t’i jepte fund jetës.

Burimi: Daily Mail / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Turqia, destinacion global për shërbime mjekësore: Anadolu Medical Center, lider në këtë rrugëtim
Gjashtë këshilla të provuara shkencërisht për një tru të shëndetshëm
Trajtimi psikosocial dhe shëndetësor i dhunuesve: hallka e munguar për thyerjen e ciklit të dhunës
Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
 Nga bananet te çokllata e zezë, 6 ushqime që ulin nivelet e stresit
Cilat ushqime ndihmojnë shëndetin e syve?
Çfarë i bën kafja trupit dhe sa zgjat efekti i saj
Angjinarja: Perimi i pranverës që forcon kockat dhe zemrën