Vuani nga anemia? Ja 3 këshilla të pazakonta

Blerina Bombaj, dietologe

Nëse vuani nga anemia si pasojë e mungesës së hekurit, kujdesi i plotësimit të nevojave ditore në hekur nëpërmjet ushqimit është primare. Por ka edhe disa truke të tjera që mund të bëni.anemi

3 prej tyre janë:
1# Gatuani në tenxhere dhe tiganë prej gize. Kjo ju ndihmon të shtoni përmbajtjen e ushqimit në hekur që çlirohet nga ena prej hekuri.

#2 Bëni 2-3 javë pushime në mal. Në lartësi mbi 2000 m, trupi ynë prodhon më shumë eritropietine – një hormon që prodhohet në veshka dhe nxit formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Por kujdes: gjatë kësaj periudhe është e nevojshme të merrni hekur mjaftueshëm nga dieta.

#3 Shtoni pak mish ose peshk në sallatat dhe gatimet tuaja me fasule dhe thjerrëza. Një faktor proteinik muskular që gjendet te mishi dhe peshku shtojnë përthithjen e të dy formave kimike të hekurit (heme & nonheme), ndërsa vitamina C shton përthithjen vetëm të llojit “nonheme” që gjendet te bimët.

 

Postime të ngjashme

Mjeku Sotiraq Lako: Preparatet me bazë hekuri për mjekimin e anemisë
Përfitimet e lëngut të Aloe Verës për shëndetin: Çfarë thotë shkenca
Testi i thjeshtë që zbulon në pak minuta nëse një fëmijë ka autizëm
Era e trupit, kur sinjalizon probleme shëndetësore
Anemia, rrezik i fshehtë për shëndetin! Simptomat që nuk duhet t’i injoroni
Paralajmërim për ata që vuajnë nga astma: Përdorimi i inhalatorëve në kohë të caktuara të ditës mund të rrisë rrezikun e sulmit
Artriti: Shenjat dhe simptomat e zakonshme
Anemia, një problem mjekësor i keqvlerësuar dhe i keqmjekuar