Studentët riprodhojnë ilaçin jetë-shpëtues të “shqiptarit më të urryer në Amerikë”

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Të gjithë mund ta kujtoni Martin Shkrelin, “shqiptari më i më i urryer në Amerikë”, i cili nxiti një debat të fortë vitin që shkoi, duke rritur në stratosferë çmimin e një ilaçi jetik. Së fundmi ai është sfiduar nga një grup nxënësish australianë, të cilët kanë arritur të prodhojnë ingredientin kyç të ilaçit për vetëm 20 dollarë.studente-australian

Martin Shkreli u bë simbol i babëzisë kur rriti çmimin e një tableti të ilaçit Daraprim nga 13.50 dollarë në 750 dollarë.

Daraprim është një ilaç anti-parazitar që përdoret kundër malaries dhe Sidës.

Djemtë e shkollës së mesme, të gjithë 17 vjeç, testuan ingredientin aktiv të ilaçit (pyrimethamine) në laboratorin e shkollës.

Ishte jashtëzakonisht e vështirë, megjithatë ia dolëm edhe pse jemi akoma në shkollë të mesme”, tregon një djalë për BBC.

Studentët prodhuan 3.7 gramë pyrimethamine për 20 dollarë. Në Amerikë, e njëjta sasi kushtonte mbi 110 mijë dollarë.

Në shumë shtete, përfshirë edhe Australinë dhe Britaninë, ilaçi shitet për më pak se 1.50 dollarë për pilulë.

Shkreli ishte pronar i kompanisë farmaceutike “Turing Pharmaceuticals” kur bleu të drejtat ekskluzive të ilaçit Daraprim. Vendimi i tij për të rritur çmimin më shumë se 5000% në gusht të vitit të kaluar u kundërshtua në nivel kombëtar.

Vendimin për rritjen e kostos së tij, “njeriu më i urryer në botë” e justifikoi me faktin se ai është një ilaç shumë i specializuar. Shkreli u arrestua në dhjetor pas dyshimeve për mashtrim. Gjyqi i tij është caktuar për 26 qershor, 2017.

Burimi: BBC / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Rasti i 13-vjeçarit me autizëm në QSUT, KMD nis verifikimet
VIDEO/ A është obeziteti i pashëndetshëm në të njëjtën formë?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Nobeli i Mjekësisë shkon për “çelësin e dritës” që ndez dhe fik neuronet
Gjashtë fëmijë të një kopshti përfundojnë në spital në Korçë, dyshohet për helmim
Vitamina D3: Përfitime për shëndetin dhe si ta merrni në mënyrën e duhur
Uri fizike apo emocionale? Endokrinologia shpjegon si ta kuptoni pse po hani
Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun