Blertina Koka / Shendeti.com.al
Aktorët shqiptarë më të mëdhenj të humorit, Sejfulla Myftari, Muharrem Hoxha, Rita Lati, Ermal Mamaqi janë bërë bashkë për një arsye shumë madhore. Ata do të na shoqërojnë përgjatë natës së ndërrimit të viteve me batutat e tyre.
Emisioni “Xing me Ermalin” do të rikthejë humoristët më të mirë shqiptar, të cilët i kanë munguar ekranit prej kohësh.
Drejtuesit e emisionit kanë filluar që tani xhirimet. Një puntatë është xhiruar brenda ambienteve të Spitalit Continental, ku shfaqet Cekja i Beratit i shtrirë në krevat dhe Ermali e Muharremi që i kanë vajtur për vizitë.
Duket se kjo puntatë do të jetë plot të qeshura…
https://www.instagram.com/p/BN1WXL-g-kH/?taken-by=ermalmamaqiofficial


