Si të përgatisni një shurup natyral për kollën (Video)

shurup-per-kollen

Përshtati në shqip për “Shendeti.com.al”: Blertina Koka

Nuk ndaloni së kollituri? Ky shurup natyral mund t’ju vijë në ndihmë.

Mësoni si të përgatisni një shurup për kollën me përbërës të gjithë natyralë, që gjenden në kuzhinat e gjithsecilit.

Ju duhen qitro të pasur me vitaminën C, vaj kokosi dhe kanellë të pasur me antioksidues.

Përbërësit

  • 1 portokall
  • 1 limon
  • hudhra të copëtuara
  • 2 lugë çaji piper kokërr
  • 1 shkop kanellë
  • 2 lugë gjelle ujë
  • 2 lugë gjelle vaj kokosi
  • 1 kupë mjaltë

I prisni portokallin dhe limonin në copa të vogla dhe i hidhni të gjithë përbërësit në një tigan. I përzieni mirë dhe i lini të ziejnë në një temperaturë mesatare për rreth 5-8 minuta. Më pas hidhni 2 lugë gjelle vaj kokosi, 1 kupë mjaltë. I përzieni mirë derisa të shkrihet vaji i kokosit. E kaloni përzierjen në një kullos. Lëngun e përftuar e hidhni në një kavanoz. Merrni nga 1-2 lugë gjelle në ditë, sipas nevojës.

Burimi: Health / https://shendeti.com.al/

Postime të ngjashme

Përdorimi i bimëve mjekësore në trajtimin e çrregullimeve të sistemit tretës
Frakturat, gabimet që nuk duhet të bëni! Podcast me kirurgun ortoped, Tahir Çela - Episodi 27
Jo vetëm estetikë: Çfarë fshihet pas rinoplastikës? Intervistë me Dr. Klaudia Stajka
A ka një lidhje mes menopauzës dhe kancerit të gjirit ose mitrës? Ja çfarë thotë mjekja
Nutricionistja: Kujdes nga dietat detox! Ulin masën muskulore, nuk largojnë dhjamin
Dietat drastike – Nutricionistja Silvia Guxho: Ja çfarë ndodh në trupin tonë!
Sa duhet të qëndrojnë fëmijët para ekranit? Ja çfarë thotë mjeku
Kur shumë pastërti dëmton? Ja çfarë duhet të dinë prindërit