Ja çfarë ndodh kur gëlltisni çamçakëz

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

camcakezPothuajse të gjithëve ju ka ndodhur të gëlltisin çamçakëz. Por a e keni pyetur ndonjëherë veten se çfarë ndodh pasi gëlltisni çamçakëz? A tretet ai? Çfarë problemesh shkakton?

Nëse gëlltisni një sasi të madhe çamçakëzi për një periudhë të shkurtër kohore mund të bllokojë traktin digjestiv. Sipas mjekëve nëse sasia e çamçakëzit është e madhe dhe shumë e ngurtë mund të shkaktojë pothuajse të njëjtat probleme në stomak siç mund të shkaktojë gëlltitja e ndonjë monedhe. Kjo gjë mund të konsiderohet si më serioze tek fëmijët e vegjël.

Çamçakëzi është i përbërë nga materiale natyrale dhe sintetike. Trupi mund të përthithë materialet natyrale si për shembull ëmbëlsuesit, por nuk mund të tresë çamçakëzin. Ai mund të kufizojë lëvizshmërinë e zorrëve, por mund të dalë me jashtëqitjen.

Parandalojeni gëlltitjen e çamçakëzit, sidomos fëmijët.

Burimi: Kids Health

Postime të ngjashme

Mishrat e dhëmbëve: Çfarë tregon ngjyra e tyre për shëndetin tonë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
5 superushqime që do t'ju ndihmojnë të flini më mirë dhe më gjatë
Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit