Kryeministri replikon me qytetarët: Përralla me gogol sa herë flasim për shëndetësinë

edi-rama

Blertina Koka / Shendeti.com.al

Për kryeministrin Edi Rama të gjitha ankesat për shëndetësinë nuk janë gjë tjetër veçse “përralla me gogol që ia tregojmë njëri-tjetrit sa herë flasim për shëndetësinë”.

Në një postim të tij në Facebook, Rama shkruan se për shëndetësinë janë bërë hapa të sigurt përpara.

“Shëndetësia ka probleme? Sigurisht! Por ama në raport me ku ishim as nuk ka diskutim që kemi bërë hapa të sigurt përpara…” shkruan Rama në Facebook.

Menjëherë pas postimit në Facebook, komentuesit e kanë masakruar me akuza.

Njëri nga komentuesit i shkruan:

“Gjëja e parë që do bësh zoti kryeministër është të heqësh vesin e doktorëve që po nuk pate lekë të lënë të vdesësh në spital”.

Ndërkohë Rama i përgjigjet se kjo është vetëm një “përrallë me gogolin që ia tregojmë njeri-tjetrit sa herë flasim për shëndetësinë”.

Replika mes qytetarëve dhe Ramës vazhdon, ku një qytetare rrëfen se i ka ndodhur vetë një rast i tillë me një doktoreshë.

 “Jo jo , nuk janë përralla, e kam provuar vetë kur kisha babin në spital, se prekte doktoresha pa i dhënë lekët deri ditën e fundit kur vdiq na mbanin me shpresa. Do bëhet mirë thoshin dhe zgjatnin dorën për lekë. Turp atje, po nuk pate lekë të lënë të vdesësh o zotëri. Ju jeni shumë larg realitetit, normal se vetë shkoni kuroheni jashtë shtetit. Atje mos u bëfsh për spital, se po shkove nuk kthehesh më në shtëpi”, shkruan ajo.

Ndërkohë një tjetër komentues ndërhyn duke shkruar:

“Përrallë për ty dhe realitet i hidhur për ne popullin!”

Qytetarë të tjerë gjithashtu kanë shprehur shqetësimet në lidhje me sektorin e shëndetësisë, gjendjen skandaloze të spitaleve, mungesën e ilaçeve apo që shpeshherë janë të skaduara.

Dikush prej komentuesve i thotë se “shëndetësia do të ketë probleme sa kohë drejtohet nga ministri Beqaj.

Lexoni replikat mes tyre

 

Postime të ngjashme

Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?
Raporti i OBSH-së: Rastet e kancerit pritet të rriten ndjeshëm në mbarë botën
E sëmura me kancer në protestë: Jep para për koncert dhe nuk rimburson ilaçet tona
5 kura shtëpiake për pickimet e mushkonjave
5 mënyra për të mbajtur kockat tuaja të forta pas moshës 50 vjeç