Vdekshmëria e grave në shtatzëni/ OBSH: Shqipëria e para në rajon

serbiNë Shqipëri raporti i vdekshmërisë së grave si pasojë e ndërlikimeve shëndetësore, gjatë ose pas shtatzënisë është 29 në 100 mijë gra.

Kjo është statistika zyrtare e raportit Ëorld Health Statistics (Statistikat Botërore të Shëndetësisë) për vitin 2016 të “Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH)”.

Shqipëria ka gjithashtu nivelin më të lartë në rajon për sa i përket raportit të vdekshmërisë së grave gjatë ose pas shtatzënisë si pasojë e ndërlikimeve shëndetësore. Renditja e Shqipërisë në rajon gjithashtu është nga më të këqijat, duke u renditur e 44-ta nga 49 vende të Evropës.

Raporti i vdekshmërisë së grave gjatë ose pas shtatzënisë, sipas OBSH-së përkufizohet si: vdekja e një gruaja ndërsa është shtatzënë ose brenda 42 ditëve nga mbarimi i shtatzënisë, pavarësisht zgjatjes apo vendit të shtatzënisë, nga çdo shkak që lidhet me ose përkeqësohet nga shtatzënia ose mënyra e jetesës gjatë shtatzënisë por jo nga aksidente apo shkaqe rastësore.

eu-6Nisur nga ky përkufizim i OBSH-së, arrihet në përfundimin se raporti i lartë në Shqipëri i vdekshmërisë së grave gjatë ose pas shtatzënisë vjen si një nivel i keq i jetesës (këtu përfshihet ushqyerja) si edhe mungesa e shërbimeve shëndetësore të mirëmenduara për të ndjekur e monitoruar shtatzëninë e një gruaje.
(BalkanWeb)

Postime të ngjashme

34, 60 dhe 78 vjeç! Moshat kur organizmi ndryshon më shumë
Cila është mosha ideale për të pasur një fëmijë sipas shkencëtarëve
Problemet me tiroiden tek fëmijët: Çfarë duhet të dinë prindërit
Uji i orizit, trendi i ri viral i TikTok për flokë të shndritshëm, të shëndetshëm dhe të fortë
Shkencëtarët zbulojnë se vaksina kundër gripit ka një efekt shqetësues në shëndetin e grave
Hipertensioni gjatë shtatzënisë i lidhur me rrezikun e kardiomiopatisë së zgjeruar
A mund të rrisin rrezikun e kancerit të gjirit produktet tuaja për kujdesin e lëkurës?
7 shenjat e endometriozës që një grua nuk duhet të injorojë kurrë