KUJDES!! Ja zakonet e përditshme që i bëni dhe janë po aq të rrezikshme sa pirja e duhanit

Përshtati në shqip për “shendeti.com.al”: D.Bardhi

Sipas studimeve mënyra e keqe e jetesës, dieta e varfër ushqimore dhe pasiviteti janë shkaktarët kryesore të sëmundjeve të tilla si problemet e zemrës, nivelet e larta të kolesterolit, hipertensioni, diabeti etj. Thuajse gjithmonë e kemi thënë se pirja e duhanit dëmton rëndë shëndetin dhe ndihmon në përkeqësimin e sëmundjeve, por në këtë postim gazeta Shëndeti do t’ju njohë edhe me disa zakone të përditshme që janë po aq të rrzikshme për shëndetin sa pirja e duhanit:

cigareQëndrimi për një kohë të gjatë ulur: është shkaktar i sëmundjeve të tilla si shtrembërimi i shtyllës kurrizore, dhimbjet e shpinës dhe qafës, sëmundjet e prostatës, sëmundjet e zorrës së trashë, obezitetit etj. Nëse punoni në zyrë mundohuni të bëni pushim 5 minutësh dhe ushtrime të thjeshta strecing pas çdo ore pune. Shmangni gjithashtu shikimin e televizorit për një kohë të gjatë.

Ngrënia e mishit të kuq çdo ditë: mishi i kuq nëse konsumohet çdo ditë mund të shkaktojë kancer. Për këtë arsye ju duhet të shmangni konsumimin e mishit çdo ditë. Proteinat mund t’i merrni edhe nga fasulet, bizelet, thjerrëzat etj.

Nuk flini mjaftueshëm: gjumi është thelbësor për t’u qetësuar dhe për të parandaluar sëmundjet. Mungesa e gjumit mund t’ju çojë në sëmundje të tilla si hipertension, obezitet, goditje në tru, depresion etj.

Gatimi me vajrat e gabuar: është shumë e rëndësishme që të zgjidhni vajin e duhur për të parandaluar obezitetin dhe kolesterolin e lartë në gjak. Mos përdorni gjalp, margarinë, vaj luledielli dhe kikiriku. Por, është gjithashtu e rëndësishme të dini se vaji i ullirit nuk është i mirë për skuqje sepse mund të lirojë qeliza kancerogjene. Përdoreni atë vetëm për sallatra apo për shtesë tek gjellat, supat etj.

Burimi: Daily Health Tips

Postime të ngjashme

Pediatrja Lira Gjika: Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç
7 shenja që tregojnë se jeni më të zgjuar nga sa mendoni
4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Kur sigurimi vjen në telefon: SiCRED sjell blerjen online të policave
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi