Luftoni dhimbjen e fytit/bajameve me këtë recetë të thjeshtë!

Përgatiti për gazetën “Shëndet+” dhe Shëndeti Online: Elena Beta

fytBajamet përbëhen nga dy nyje limfatike të cilat janë të vendosura në pjesën e pasme të fytit në secilën anë. Funksioni i tyre është parandalimi i infeksionit të hyjë në trup. Dhimbja e grykëve është term i përdorur për të përshkruar inflamacionin e bajameve. Ai shkaktohet nga infeksionet bakteriale dhe virale dhe mund të trajtohet me ilace natyrore, në shtëpi.

Simptomat e zakonshme të dhimbjeve të bajameve përfshijnë:

  • Skuqje të bajameve
  • Dhimbje fyti
  • Ulcera në fyt
  • Humbja e oreksit
  • Dhimbje veshi
  • Dhimbje koke
  • Vështirësi në gëlltitje
  • Gjendra në qafë
  • Fryma e keqe
  • Një shtresë e verdhë në fyt
  • Ethe

Në mënyrë tipike, grykët trajtohen me antibiotikë, të cilët lehtësojnë dhimbjen. Por një mënyrë tjetër efikase janë dhe ilaçet natyrore të përgatitura në shtëpi!

Hudhra: është e njohur për vetitë antibakteriale dhe antivirale. Prandaj është një ilaç i lashtë bimor për të forcuar sistemin imunitar.

Mënyra më e mirë për të konsumuar hudhër është duke e ngrënë të papërpunuar dhe të freskët. Grijni një kokërr hudhër dhe e lini të qëndrojë për 10 deri në 15 minuta, pastaj, përziejeni hudhrën me kos, mjaltë, apo ndonjë produkt që minimizon shijen e saj.

Gargarë me ujë të kripur: uji i kripur mund të ndihmojë eliminimin e mukozës në fyt. Ai gjithashtu mund të ndihmojë në uljen e dhimbjeve të grykëve.

Për të përgatitur ujë tuaj me kripë, shpërndani ½ e 1 luge çaji kripë në një gotë 2 gota me ujë të ngrohtë. Përdoreni këtë përzierje për të bërë gargarë disa herë në ditë.

Burimi: healthyandnaturalëorld

Postime të ngjashme

UNICEF: Shqipëria ka 47% të fëmijëve në varfëri ushqimore, lë pas vetëm Taxhikistanin në Europën dhe Azinë Qendrore
Dr Altin Cekodhima: Ulçerat gastrike dhe 4 komplikacionet më të shpeshta që shkaktohen
Kremi i Diellit fëmijëve: 10 gjëra që duhet të dini patjetër
Ja disa fakte që nuk i dinit për sistemin imunitar
A mundet lëngu i mishit të ndihmojë kockat dhe artikulacionet, të forcojë imunitetin dhe të përmirësojë tretjen?
Ju dridhen duart? Ja problemi shëndetësor që keni
Ja sëmundjet që prekin më së shumti organin gjenital mashkullor
Si të parandalosh alergjinë nga kikiriku tek fëmijët?