Rosela Gjylbegu: Në paqe me veten

Këngëtarja 27-vjeçare ndihet e bekuar. Vlerëson gjithçka që ka, ndërsa këshillon edhe të tjerët që të vlerësojnë çka u është dhënë

Arlinda Gjypi

“Çdo ditë duhet të fillojë dhe të mbarojë me një përqafim, një puthje, një buzëqeshje..”. Kështu shkruan këngëtarja Rosela Gjylbegu në një nga Rosela Gjylbegukomentet e saj në rrjetet sociale. Ashtu siç bën ajo vetë çdo ditë të jetës ku mundohet të buzëqeshë sa më shumë. “Njeri si gjithë të tjerët” ajo ka uljet dhe ngritjet e veta, e megjithatë familja dhe miqtë e ngrenë sërish në këmbë. Puna i jep shumë lodhje, por pak muzikë i shëron mendjen dhe zemrën.

Rosela, ç’do të thotë për ty “të kesh shëndet”?

Të pasurit shëndet për mua është gjithçka. Nëse jemi mirë me shëndet, atëherë kemi gjithçka dhe jemi optimistë për të parë çdo gjë në mënyrë pozitive.

I beson shprehjes “mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë”?

Është shumë e vërtetë. Jeta sot ka një tjetër ritëm dhe njerëzit përjetojnë më shumë stres. Sigurisht nëse je gjithë kohës nën presion e nën stres, mendja nuk do të jetë kurrë e qetë e për rrjedhojë as trupi. Ndaj duhet të punojmë shumë me veten. Por duhet të pranojmë se këtë “luks” nuk e kanë të gjithë, kjo për shkak të kushteve e mundësive.

Ç’marrëdhënie ke me mjekun?

roselaPërpiqem të konsultohem me mjekun sa herë ndiej që ka diçka që nuk shkon, edhe pse, të them të vërtetën, jam njeri me fat, pasi gëzoj shëndet të mirë. Mundohem të ushqehem shëndetshëm, të bëj pak sport dhe të jem pozitive dhe e fortë ndaj çdo sfide që më sjell jeta.

Për një dhimbje koke do të lexoje në internet, do të shkoje të mjeku apo do të dëgjoje mamanë?

Nuk vuaj nga dhimbja e kokës.

rosela gjylbegu 5Je njeri pesimist apo optimist? Çfarë të bën optimiste dhe çfarë të bën pesimiste?

Punoj shumë me veten që t’i marr gjërat sa më me optimizëm e me pozitivitet. Por ka edhe nga ato ditë kur je e lodhur e zhgënjehesh apo je pa humor. Ndodh, sigurisht, se edhe unë njeri jam, por gjej gjthmonë forcën brenda vetes për t’u ringritur e për t’i gjetur një zgjidhje situatës. Bëhem pesimiste kur kuptoj që nuk mund të kem çdo gjë nën kontroll apo që nuk mund t’i kem gjërat në dorë që të ndryshoj diçka. I tillë ishte rasti kur  im atë u sëmur dhe kuptuam që gjendja përkeqësohej dita-ditës. Ndihesha e pafuqishme ta ndryshoja situatën dhe ta ndihmoja të shërohej.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e 16 majit të gazetës “Shëndet+”)

Postime të ngjashme

Erëzat që zvogëlojnë inflamacionin dhe forcojnë trupin
3 këshilla për të ulur konsumin e sheqerit dhe për të qetësuar sistemin nervor
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Çfarë duhet të bëni në mëngjes për tretje më të mirë gjatë gjithë ditës
5 shenja që tregojnë se sistemi juaj nervor është i mbingarkuar
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a